Lojërat Olimpike, Shqipëria incidente
për parakalimin dhe me uniformën

Lojërat Olimpike, Shqipëria incidente<br />për parakalimin dhe me uniformën
Lojërat Olimpike në Brazil nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë për ekipin shqiptar, pasi janë shënuar dy incidente. Fillimisht në momentin e parakalimit në ceremoninë e hapjes ka pasur një incidentet mes Presidentit të një prej federatave dhe trajnerit të një sportisti për radhën e hyrjes në pistë, por që më pas për të qetësuar gjakrat kanë ndërhyrë sportistët e tjerë.

Ndërsa incidenti i dytë lidhet me sportisten që u bë pjesë e ekipit kombëtar në Rio në momentet e fundit, Evangjeli Veli e cila nuk ishte në parakalim, pasi nuk kishte kostum. KOKSH ishte paralajmëruar disa ditë përpara se sportistja mund të ishte pjesë e Lojërave Olimpike, por nuk mori masat për pajisjen me kostum. 

Intervista e Briken Caljes
Briken Calja në një intervistë për Report Tv nga Brazili për gazetarin Andi Kapxhiu ka treguar emocionet nga parakalimi në hapjen e Lojërave Olimpike, debatet me Presidentin e KOKSH për bursën olimpike, por edhe mungesën e sportistes së gjashtë shqiptare në Rio, Evangjeli Veli, e cila nuk parakaloi, pasi mësohet se nuk kishte uniformë.
 
Kemi shumë emocione, adrenalina shumë e fuqishme, jo vetëm për ne por për cilindo njeri, pasi Lojërat Olimpike nuk janë dosido. Jemi një grup mjaft i mirë dhe kjo është e ardhja e vendit, se më parë duhet të jesh njeri, pastaj sportist” tha ai.
 
Peshëngritësi shprehet se medalja do të jetë e vështirë, ndërsa sipas tij shteti do gjithmonë medalje, por nuk e kthen kokën nga sporti.
 
Unë jam stërvitur me intensitet të lartë prej 1 viti e gjysmë, jam rikthyer vetëm për Lojërat Olimpike dhe do të jap maksimumin në garë. Cdo gjë ka shkuar mirë deri tani, por është gara që do të japë rezultatin.
 
Do të bëj maksimumin, përsa i përket medaljeve është pak e ekzagjeruar, por unë do të bëj më të mirën time. Shteti do gjithmonë medalje, por nuk e kthen kokën nga sporti”
deklaroi ai.
 
Përsa i përket debatit në ditët e fundit me Presidentin e KOKSH për bursën olimpike, shtangisti e mohon sërish duke akuzuar Bezhanin se gënjen, pasi ai nuk ka përfituar asgjë dhe nëse vërtetohet e kundërta jep dorëheqjen dhe largohet.
 
Deklarata e Bezhanit nuk është e vërtetë. Unë nuk mund të gënjej, unë nuk kam kërkuar bursë, kam qenë dëmtuar dhe këtu nuk jam me ftesë, por me kualifikim individual.
 
Unë nuk kam kërkuar bursë olimpike, pasi nuk më takonte. Nëse kam marrë edhe një lek unë jap dorëheqjen që sot.
 
Unë kam mbështetjen e dashamirësve dhe familjes, absolutisht shtetit shqiptar, as që bëhet fjalë fare
”.
 
Përpos debateve të fundit, ekipi kombëtar në Brazil është përfshirë edhe nga një skandal, pasi pavarësisht faktit që e dinte që në Lojërat Olimpike do të ishte edhe një tjetër sportiste, Evangjeli Leli, nuk kishte marrë masat për kostumin e saj për momentin e parakalimit.
 
Mungesën e Evangjeli Lelit e konfirmon edhe Calja, por shprehet se nuk dua që të përzihem.
 
Ky është një problem që nuk më takon mua, pasi mund të prononcohet ajo, nuk ishte, për problem tjetër nuk e di nëse ka pasur. Kam ardhur këtu për të bërë kampionatin tim dhe jo që të merrem me fjalë” tha ai.
 
Përsa i përket kushteve dhe vëmendjes së shtetit, peshëngritësi kërkon që të bëhet një krahasim me Kosovën.
 
Shikoni delegacionin e Kosovës dhe tonin pastaj jepni një vlerësim kush e ka gabimin ne sportistët, apo shteti shqiptar”.

Në fund peshëngritësi uron që të ketë edhe tifozë shqiptarë në ditën e garës në Rio, pasi do të ishin një stimul i madh për objektivat.
 
Shqipëria në Lojërat Olimpike shpreson shumë për medalje te atletja Luiza Gega dhe shtangisti Calja edhe pse do të jetë shumë e vështirë, pasi konkurrenca është shumë e fortë.
 
Garat për kuqezinjtë do të nisin në datë 7 gusht, ku në peshëngritje do të garojë Evangjeli Veli në kategorinë deri në 53 kg. Dy ditë më vonë, do ta ketë radhën peshëngritësi Briken Calja që do të kërkojë të futet në zonën e medaljeve në kategorinë deri 69 kg. Po më 9 gusht, Sidni Hoxha do të garojë në disiplinën e notit 50 metra stil i lirë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk