Lojërat Olimpike Tokyo 2020, Qerimaj me 338 kg e mbyll garën i pari në baterinë B, pritet bateria A për renditjen përfundimtare! Peshëngritësi: Garova me shpirt luani

Lojërat Olimpike Tokyo 2020, Qerimaj me 338 kg e mbyll garën i pari në baterinë B, pritet bateria A për renditjen përfundimtare! Peshëngritësi: Garova me shpirt luani

Erkand Qerimaj

Përfundon garimi i peshëngritësit Erkand Qerimaj në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Qerimaj garoi në peshën trupore deri në 81 kg dhe e mbylli në vend të parë baterinë B ku garuan 4 peshëngritës.

Për të mësuar renditjen përfundimtare të Qerimajt në Olimpiade duhet pritur edhe garimi i baterisë A.

Qerimaj e mbylli garimin duke ngritur 338 kg në dygarësh. Në stilin e shkëputjes Qerimaj realizoi 3 prova të sukseshme me 151, 155 dhe 157.

Në shtytje Qerimaj realizoi me sukses vetëm një prove nga 3 qe kishte ne dispozicion. Peshengritesi shqiptar e mbylli stilin e shrytjes me peshen 181 kg. Qerimaj e mbylli garen me 338 kg në dygaresh duke fituar baterinë B por renditja përfundimtare do të mësohet pasi të përfundojne garën edhe peshengritësit e baterisë A që janë sportiste që pritet të kenë rezultate shumë me të larta.

Në një reagim në rrjetet sociale, peshëngritësi Erkand Qerimaj, thotë se në këtë garë ka garuar me shpirt luani, dhe se është i nderuar që ka realizuar një rezultat luanësh, për rezultat të denjë shqiponjash.

'Gara ime ne kategorine-81kg ne “Tokyo 2020” u permbyll me nje rezultat 338 kg ne total, duke shenuar vendin e pare ne Baterine B. Nje peshe me total 8 kg me të larte se rezultati i dhene ne stervitje.

Shkeputja mori rezultatin me te mire nga une e shtytja gjithashtu ishte beteje ku dhashe gjithcka ne keto rrethana. Tani do te presim rezultatet e baterise A per te mesuar renditjen perfundimtare ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”.

Faleminderit shume të gjitheve per perkrahjen dhe qe keni vene oren per zgjim ne 05:00 të mengjesit per Shqiperine. Nese ne kete gare kam garuar me shpirt luani, jam i nderuar të kemi realizuar nje rezultat luanesh per rezultat te denje lartesie shqiponjash.'- shkruann Qerimaj.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap