Briken Calja e mbyll Botërorin e Peshëngritjes i katërti në shkëputje! Nesër garojnë Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani

Briken Calja e ka mbyllur botërorin e peshëngritjes me vetëm vendin e katërt në stilin e shkëputjes.

Peshëngritësi i cili nuk është në vitet më të mira te karrierës ngriti 153 kilogramë në ketë disiplinë, ndërsa dështoi në shtytje. Në të treja provat për 183 kilogramë Calja nuk realizoi asnjë, duke mos i dhënë vetes për pasojë mundësinë për tu renditur edhe në dy garësh.

Calja me herët ka bërë krenar Shqipërinë me tituj kampion Europë dhe botë, por duket se tani është thuajse e pamundur për t’i përsëritur këto rezultate për shkak të moshës.

Calja garoi në kategorinë 73 kilogramë, ndërsa nesër nga bateria B për 81 kilogramë do të garojnë Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë