Lojrat e fatit, Ervin Bushati në 'Report Tv': Besoj që opozita do të na bashkohet në bisedime

TIRANË- I ftuar në studion e Report Tv, i ftuar për të diskutuar mbi mbylljen e lojrave të fatit, se ku do të jenë të përqëndruara dhe çfarë sjellin nga ana e tyre ekonomike ka qënë deputeti i PD-së, Ervin Bushati.

I pyetur mbi spekulimet e shumta se brenda grupit të PS-së nuk ka një dakordësi sa i përket lojrave të fatit, Bushati iu përgjigj se kjo gjë është kërkuar prej kohësh prej tyre dhe se veç kësaj priste edhe një mbështjetje nga ana e opozitës.

Unë them që opozita do të vijë të ulet në tryezë. Nëse ka mënyra që të bëhet edhe më mirë le të vijë dhe të na e thojë. Të paktën Dashamir Shehi e tha: Po këtë e bëtë shumë mirë. Ne  Jemi forcë e majtë dhe jemi më shumë pro shoqërisë. Na e kanë kërkuar me vite këtë. Ne po e bëjmë sot. Ne kemi kërkuar të shtyhet sepse ka pasur disa njerëz të punësuar por mos të sakrifikohen 3 milion shqiptarë. Ky vendim do të hyjë në histori.

Ervin Bushati

Sa i përket lojrave të fatit, nga 1 janari qeveria nuk do të japë licenca të reja për këto aktivitete. Në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë kilometra katror të Republikës së Shqipërisë.

INTERVISTA E PLOTË:

Ishte diskutuar më herët? 

Kemi fituar një mandat bindshëm me reformën në drejtësi, me një drejtim ku informaliteti dhe kriminaliteti  nuk kanë vend më në shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kemi marrë një vendim politik, shtetit do t’i ikim 50-60 milion dollarë. Janë anë që ne i kemi diskutuar prandaj edhe kemi shtyrë afatin për një vit. Por është kthyer në një problem shoqëror. 70% e qytetarëve, janë dakort. Këtu deri më 15 vjeç luajnë bixhoz, ky është një ves që instalohet në një shoqëri. Shumica e atyre që luajnë shkaktojnë edhe dhunë në familje. Dëmtohen edhe fëmijët.  Ky ishte problemi social. Ne nuk kemi problem për bizneset.

Si do të bllokohen në terren?

Do të bëhet një vlerësim për dëmin. Ne kemi vendosur parimisht. Pastaj se si do të jetë zgjidhja, do të mbetet për t’u parë. Nuk është normale që një proces bixhozi që nuk i sjell asgjë shoqërisë të tatohet njësoj me një dyqan që ushqen qytetarët.

Kush do të jetë e ardhmja e këtij biznesi?

Ne po shohim shumë modele dhe do të shohim se si do ta aplikojmë në Shqipëri. Do të jemi të kujdesshëm. Një nga arsyet kryesore ka të bëjë me informalitetin dhe kriminalitetin. Paratë duhet të kalojnë përmes sistemit bankar. Unë mendoj që kështu do të adresojmë shumë porbleme të ekonomisë dhe shoqërisë.

Ka mjaftueshëm kohë?

Që në muajt e parë e kemi adresuar si proces social. Opozita duhet të thoshtë që po e mbështesim. Sot që vjen dita, patjetër që politika duhet të bëhet bashkë. Ne e kuptojmë që opozita nuk mund të jetë dakort me ne për çdo gjë, por në çëshjte parimore të bëhet me ne.  Ne nuk jemi të pagabueshëm.

Çdo të bëni pa opozitën?

Unë them që do të vijë. Nëse ka mënyra që të bëhet edhe më mirë le të vijë dhe të na e thojë. Edhe në tërhiqemi. Më mirë tërhiqemi dhe bëjmë gjënë e duhur. Të paktën Dashamir Shehi e tha: Po këtë e bëtë shumë mirë.  Kjo pjesa që ata nuk vijnë në tavolinë është e papërgjegjshme.

Tek PS-ja, a ka dakortësi?

Patjetër që po. Jemi forcë e majtë dhe jemi më shumë pro shoqërisë. Na e kanë kërkuar me vite këtë. Ne po e bëjmë sot. Ne kemi kërkuar të shtyhet sepse ka pasur disa njerëz të punësuar por mos të sakrifikohen 3 milion shqiptarë. Ky vendim do të hyjë në histori. E mendoj këtë gjë.

A keni marrë mesazhe kërcënuese nga eksponentë të botës së krimit?

Po kemi marrë. Por edhe kemi marrë edhe nga ata që na inkurajojnë.

A janë pastruar para të botës së krimit?

Kjo është normale. Jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Është biznes ndërkombëtar. Por këto janë investigime të FBI-së. Por për këtë përgjigjet më mirë Prokuroria. Pra ka institucione të tjera. E rëndësishme është që të mbyllim shtegjet që ka informaliteti.

Afër kujt modeli jeni?

Sapo kemi filluar. Është interesant modeli gjerman, zviceran por duhet ta përshtasim në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK