Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në qytetin e vogël të Sochi-t në Rusi do të jenë dhe më të kushtueshmet e të gjithë kohërave, me një vlerë prej 50 miliardë dollarësh.

Çmimi përfshin një ristrukturim të infrastrukturës së qytetit dhe vlera e Lojërave Olipmike kalon me 10 miliardë dollarë shpenzimet e Lojrëve Olimpike të Kinës dhe 3 herë më shtrenjtë se ato të Londrës në vitin 2012.

Fillimisht projekti kapte një shifër prej vetëm 12 miliardë dollarësh, por numrat u rritën me ndërrimin e qëndrave të shumta sportive, rrugëve dhe hoteleve. Shumë prej godinave do të përdoren dhe kur Sochi të mirëpresë Kupën e Botës në futboll në vitin 2018.

Një prej projekteve më të kushtueshme ishte ndërtimi i një stacioni hekurudhor të shpejtësisë së lartë, i cili lidh resortin e Detit të Zi me malet. 

Por, kostot për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e lojërave, mund t’a rrisin edhe më shumë çmimin përfundimtar.


(v.gj/shqiptarja.com)