Lojtarët biseduan në fushë, ndeshja
kualifikuese e botërorit e fiksuar?VD

Lojtarët biseduan në fushë, ndeshja<br />kualifikuese e botërorit e fiksuar?VD<br>
Janë jo të pakta rastet kur ekipet fiksojnë rezultatin nëse kjo kënaq interesat e të dyja palëve. Një gjë e tillë dyshohet të ketë ndodhur në takimin kualifkues për Kupën e Botës "Rusi 2018" mes Kolumbisë dhe Perusë. Takimi i luajtur natën e kaluar përfundoi në shifrat 1-1, por janë disa episode në fushën e lojës që ngrejnë dyshime për një rezultat të fiksuar dhe jo real. 

Ishte minuta 85 e takimit kur rezultati ishte 1-1 dhe në fushë pati një komunikim mes lojtarëve të dy ekipeve. Nga sa dyshohet komunikimi mes lojtarëve është bërë për të rënë në konsensus që të dy ekipet mos ta sulmonin më njëri-tjetrin. Në komunikimet mes lojtarëve në fushën e blertë është përfshirë edhe kapiteni i Kolumbisë, sulmuesi i Monaco Ramedal Falcao. "Mos sulmoni, Kili po mundet, ta mbyllim kështu ndeshjen”, mësohet se është folur mes futbollistëve.

Takimi përfundoi në barazim 1:1, rezultat ky i cili Kolumbinë e çon direkt në Kupën e Botës, ndërsa Perunë në play-off ku do ndeshet me një kundërshtar të lehtë nga grupi i Oqeanisë dhe sipas të gjitha gjasave rivali do jetë Zelanda e Re, një rival modest ky për amerikano-latinët.  

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës