Lokalet/ Skandal në Durrës, para
 zgjedhejve shtohen 3300 votues

Lokalet/ Skandal në Durrës, para<br /> zgjedhejve shtohen 3300 votues
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të çojë në Prokurori raportin e ardhur në këtë institucion nga specialisti i gjendjes civile, Armand Teliti, lidhur me një shtim të panatyrshëm të banorëve në qytetin e Durrësit. Teliti ka prezantuar dje në mbledhjen e KQZ të dhënat e raportit të auditit të kryer këto muaj në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, maj 2015. Teliti sqaroi se ghatë periudhës parazgjedhore qershor 2013-dhjetor 2014 është konstatuar një hyrje prej 3290 votuesish.

Por ajo që sipas tij është më shqetësuese dhe të cilin teknicieni e konsideroi krim elektoral është hyrja që ka ndodhur në periudhëb 12 prill-27 prill 2015 ku rritja ka qenë me 1412 votues më shumë.

“Nga kontrolli rezulton një rritje jo natyrale e numrit të zgjedhësve duke filluar nga marsi 2015 dhe duke u rritur më shumë në prill 2015. Gjatë periudhës parazgjedhore qershor 2013-dhjetor 2014 kanë hyrë 3290 votues.

Në mars 2015 deri në prill 2015 kemi një shtesë 774 votuesish. I shqetësuar nga kjo rritje kam kontrolluar periudhën 12 prill-27 prill 2015. Për dy javë popullsia është rritur me 1.412 votues duke e çuar në 2186 numrin e zgjedhësve të ardhur në Durrës për 2 muaj”
, thuhet në raportin e auditit. 

Nga kontrollet e ushtruara në rajon 1,4 dhe 5 në gjendjes civile të Durrësit rezulton që: “Në rajonin 1 rreth 39 familje kanë ndryshuar vendbanimin duke përdorur një kontratë qeraje njëvjeçare, jo noteriale të firmosur nga Drejtori i Ndërmarrjes Komunale Plazh me iniciale A.DH, ndërmarrja shtetërore e Bashkisë Durrës, ish kabinat e plazhit në Currila.

68 familje kanë blerë në 4 javë me kontratë sipërmarrjeje në të njëjtat kompani ndërtimi, në të njëjtin pallat, apartamente dhe me këtë kontratë ndryshuan vendbanim. 6% e familjeve ndryshuan vendbanim nëpërmjet çertifikatave të pronësisë. Rajoni 4 ka ndjekur praktikë tjetërm, duke përdorur kontrata me ndërtesa private, kryesisht në proces legalizimi. 102 kontrata janë firmosur nga e njëjta notere I.A ndërkohë që vetëm 6 të tjera janë firmosur nga noterë të ndryshëm”, 
thuhet në raport.

Teliti ngriti dyshimet se kjo është bërë për të shtuar votat për kryebashkiakun aktual, ndërkohë që përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ Genc Gjonçaj kujtoi pretendimet e mazhorancës në zgjedhjet e 2013 në Kukës. 

“ Mos i bëni tjetrit atë që nuk do donit t’jua bënin juve. Ne kemi denoncuar Kukësin në 2013 po ju na thatë se shtimi i popullsisë është meritë e burrave kuksian, ndërkohë që ne propozojmë që ky shtim i popullsisë të verifikohet dhe nëse provohet emrat e të gjithë këtyre personave të fshihen nga listat e zgjedhësve”, tha Gjonçaj. 

​Sipas kryetares së KQZ-së, Lefteri Luzi, propozoi që materialet t’i kalojnë të gjitha Prokurorisë, vendim i cili kaloi 5 me 2 pasi anëtari i LSI-së, Gëzim Veleshnja dhe ajo socialiste Edlira Jorgaqi votuan kundër.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas