Sot ka qënë radha e peshëngritjes Romela Begaj për të zbritur në pedanë nga elipi Olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike Londër 2012. Begaj ka konkuruar në peshën 58 kg duke përfunduar garën në vendin e 11-të. Nga tre provat e para në shkëputje Romela Begaj ka arritur të ngrejë lart vetëm 101 kg në provën e parë, ndërsa dy provat e tjera me nga 105 kg nuk ka mundur t'i ngrejë duke e mbyllur stilin e shkëputjes me 101 kg, duke përfunduar në vendin e tetë.
Në stilin e shtytjes Begaj në provën e parë ka ngritur 117 kg me shumë lehtësi duke dhënë shpresë se të paktën do të kompesonte garën e shkëputjes. Në provën e dytë, 121 kg sportistja shqiptare nuk ka mundur të ngrejë shtangën, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në provën e tretë. Begaj e përfundon aventurën e saj me 216 kg në dy garësh duke qënë shumë larg zonës së medaljeve. Ajo që ka cuditur më shumë është një akrobaci e Begajt në fund që vështirë të shpjegohet pas rezultatit negativ.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com