Plot 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga policia londineze, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë.
 
Në prangat e policisë britanike kanë përfunduar Mirsad Brahimi 28-vjeç, Bledar Doka 32-vjeç dhe Brunilda Krasniqi 35-vjeç.
 
Sipas mediave britanike lënda narkotike e llojit koakainë u gjet në bagazhin e makinës së 28-vjeçarit, Mirsad Brahimi.
 
Sasia e kokainës së kapur kap një vlerë rreth 2 milionë paund. Pas kontrolleve të bëra në banesë policia gjeti edhe 15 mijë paund të fshehura në mikrovalën e Brahimit. 


leke

Mirsad Brahimi
                      (Në foto shqiptari i arrestuar Mirsad Brahimi 28-vjeç)


Bledar Doka
                    (Në foto shqiptari i arrestuar Bledar Doka 32-vjeç)

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)