Të gjithë shqiptarët mbajtë sytë e veshët sot nga Londra ku Kelmendi do të tregonte aftësitë e saj më të mira në sportin e Xhudizmit.
Xhudistja nga Kosova, e cila mbron flamurin e Shqipërisë, në “Londra 2012”, e nis mbarë garën duke mundur kundërshtaren e parë Jaana Sundberg nga Finlanda por sfida e dytë ishte e vështirë. Ajo u mund nga Christianne Legentil nga Mauritiusi.
Ndërsa xhudistja rumune mori medaljen e bronxtë në Pekin 2008, Andreea Chitu përballë sportistes 35-vjeçare belg Isle Heylen.
Majlinda konkuronte në kategorinë gjysmë të lehtë(48-52 kg). Sportistja nga Peja pretendonte për të fituar një prej medaleve olimpike, sidomos medaljen e bronztë.
Ndërkohë që dje dy përfaqësuesit e ekipit olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike në Londër 2012 kanë zhgënjyer duke arritur rezultate shumë të dobëta. E para që ka garuar ka qënë Noel Borshi në stilin 100 metra flutur në orën 10:31. Borshi ka garuar në baterinë e parë duke dalë e para midis dy konkurenteve të saj me kohën 1:05.49 , por kjo nuk ka mjaftuar për t'u kualifikuar në gjysmëfinale duke u eleminuar në fazën kualifikuese. Theskojmë që Noel Borshi nuk ishte përgatitur për të garuar në një disiplinë të tillë, 100 metra flutur, por në 50 metra flutur.
Si pasojë e mosëmarrëveshjes midis Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Noel Borshi përfundoi në disiplinën e 100 metrave flutur. Ndërsa sportisti tjetër i ekipit olimpik shqiptar në Londër, Arben Kuçanka garoi në orën 12:00 në disiplinën e 10 matrave pistoletë ajër. Kuçanka nuk realizoi pritshmëritë në garën e parë duke mos arritur të kualifikohet në finale. Në garë merrnin pjesë 44 shtete nga i gjithë globi. Shqiptari arriti të pozicionohet në vendin e 20 pas performancës së tij duke mos shkuar më tej. Në finale kualifikoheshin tetë sportistët që kishin arritur të siguronin kohët më të mira.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com