Në Londër, një bandë hajdutësh, pasi kishin grabitur bizhuteri në shumën 190 000 dollarë, në një dyqan në një nga lagjet e Londrës, zgjodhi rrugën e gabuar për tu larguar. Të veshur kokë e këmbë me të zeza, pajisur me armë të ftohta dhe me motocikleta, në ndjekje të tyre u vunë disa kalimtarë, të cilët i penguan ata të iknin.
Heronjtë e rastësishëm ndoqën njërin prej grabitësve dhe pasi e kapën e goditën me grushta e rripa pantallonash. Ngjarja dramatike u filmua me celular nga një çift bashkëshortësh shqiptar të Kosovës me banim në Londër. Dy prej grabitësve u arrestuan nga policia dy km larg vendit të grabitjes, kurse katër të tjerë janë ende në liri.
Përgatiti Ilir Çuçi