LONDËR - Greqia dhe Evropa duhet të gjejnë një kompromis për të evituar një Grexit (dalje të Greqisë nga eurozona - shën. përkth.), është titulli i një artikulli që publikohet në gazetën e njohur ekonomike "Financial Times".
"Ndryshe nga zgjedhjet e dyfishta të Greqisë në 2012-ën, tema qendrore sot nuk është Grexit, por sesi kryeministri i ri grek do të negociojë një kompromis për stadin e ardhshëm të programit të mbështetjes së vendit", shkruan gazeta.
"Nëse Aleksis Cipras i SYRIZA-s fiton zgjedhjet, kreditorët evropianë do të ishte normale t'i ofrojnë, si një lider i zgjedhur demokratikisht i Greqisë, disa karrota në këmbim të kamzhikut të FMN-së dhe të BE-së. Ndërkaq, kreditorët do të duhet gjithashtu të bëjnë të qartë se mbështetja ekonomike vazhdon të varet nga një përpjekje e sinqertë dhe aktive reformash", thekson ajo.
"Si shkëmbim do të duhet ta bëjnë më pak bezdisëse mbikëqyrjen e kësaj përpjekjeje duke marrë në konsideratë pakënaqësinë e grekëve për shkak të gjendjes në një farë regjimi ndëshkimi të huaj për thuajse pesë vjet. Do të mund të lejonin objektiva më minimalë për suficitin primar dhe të lenë zotin Cipras të rritë pagën minimale", shton "Financial Times"./ATSH/