Londër, garonin në mes të rrugës,
Ferrari përplas gjashtë këmbësorë

Londër, garonin në mes të rrugës,<br />Ferrari përplas gjashtë këmbësorë
Gjashtë kalimtarë kanë ngelur të lënduar në një rrugë në Londër, pasi u përplasën nga një Ferrari.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i makines ka qenë duke garuar me një automjet “Range Rover” para se të humbte kontrollin duke u ngjitur në trotuar ku përplasi këmbësorët.

Përplasja ishte më e rëndë për njërin prej tyrë që e hodhi matanë parmakëve të urës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, në rrugën “Battersea Park”, në jug-perëndim të qytetit të Londrës.

Shoferi ndaloi menjëheri dhe qëndroi aty, ndërsa të lënduarit u dërguan në spital ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, bëhet baba për herë të parë

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, bëhet baba për herë të parë