Të ndash shtëpinë dhe jetën me dy femra...
Tingëllon e çuditshme, por për një 34 vjeçar nga Londra nuk është aspak çudi.
Adam Lyons ka vendosur të jetojë me dy të dashurat e tij në të njëjtën shtëpi, Brooke Sheed 26 vjeç dhe Jane Shalakhova 25 vjeç.
Me një nga të dashurat, Brooke Sheed, kanë sjellë në jetë një djalë, por të tre shpresojnë ta rrisin bashkarisht të lumtur.
Treshja që ndan një krevat jashtëzakonisht të madh dhe me rradhë shkëmbejnë momente romantike, ngulin këmbë se të tre mund të ndërtojnë një mjedis të dashur familjar për djalin që do të vijë në jetë.
Adam, nga Londra Lindore thotë: “Ne jemi si çdo familje tjetër. Une do të jem një baba dhe djali im do të ketë dy nëna që jetojnë në të njëjtën çati. Nuk do të ketë asgjë tjetër veçse dashuri për fëmijët tanë.”
Brooke, një nga dy të dashurat e tij, e cila ka një djalë pesë vjeçar nga një martesë e mëparshme dhe që tanimë jeton në martesën e dyfishtë, thotë se me dy prindër në shtëpi, nuk do ti duhet ti lërë fëmijët e saj me dikë te i cili nuk ka besim.
Adam tregon se gjatë periudhës së adoleshencës në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kishte patur shumë sukses me femrat.
“Në shkollë të mesme isha votuar si më i papëlqyeri nga femrat. Besoja se asnjë femër nuk do më dëshironte ndonjëherë dhe mbyllesha gjithë ditën në shtëpi.”
Por, në moshën 25 vjeçare, ndërsa punonte si portier, Adam vendosi të mësojë si të gjuajë femra. Me sa duket, ia ka dalë me sukses…

Redaksia Online
(Alt.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com