LONDER- Ndriçim Sadushi, njëri prej anëtarëve të bandës së Tan Kateshit në Elbasan është arrestuar mbrëmë vonë në Britani. Sadushi rezultonte në listën e 14 personave më të kërkuar nga Scotland Yard, policia britanike dhe prej më shumë se një dekade kishte arritur ti shpëtonte arrestimit, duke u fshehur dhe duke përdorur identitete false. 41 vjeçari ishte dhe një ndër më të kërkuarit edhe në Europë e Shqipëri
ARRESTIMI
Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes. Një zëdhënës i Scotland Yard tha se Sadushi, 41 vjeç ishte arrestuar nga departamenti i ekstradimit në zonën Southgate në veri të Londrës të martën në mbrëmje. "Sadushi u arrestua jashtë shtëpisë së tij” deklaroi zëdhënësi, duke iu referuar një banese në London Borough of Enfield.
ARRATIA NJE DEKADE E SADUSHIT
Sipas Agjencisë së kufirit në Britaninë e Madhe Sadushi besohet se kishte hyrë në Britani në mënyrë ilegale në vitin 2000 dhe nuk ishte regjistruar për azil. Ai përfshihej në listën e 14 personave më të kërkuar në Britani për vrasje, grabitje. Scotland Yard e dinte se Sadushi fshihej mes Londrës dhe Merseyside, por përpjekjet për ta gjetur nuk kishin arritur rezultat deri mbrëmjen e djeshme. Ai kishte arritur ti shpëtonte duke u fshehur dhe duke përdorur identitete false.
41 vjeçari përdorte të paktën gjashtë emra të rremë gjatë qëndrimit të tij që në Angli, që nga koha e arratisjes nga Shqipëria ku është dënuar me burg për jetë për të paktën 3 vrasje. Sadushi ishte shpallur në kërkim në 190 vende.
ARRESTIMI ME URDHERARREST NGA SHQIPERIA
Policia britanike ekzekutoi urdhërarrestin e lëshuar nga autoritetet shqiptare për 3 vrasje dhe një tentativë vrasje të kryer në Shqipëri më 1997.Ai është gjithashtu i kërkuar nga autoritetet italiane për pastrim parash, trafik droge. Sadushi pritet të paraqitet nesër më 11 prill para gjykatës së Ëestminister për të vendosur në lidhje me ekstradimin drejt Shqipërisë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com