LONDËR, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ - Katër diplomatë nga Gambia, të cilët kishin krijuar një rrjet për kontrabandimin e cigareve në ambasadën e tyre në Londër, u dënuan sot me pesë deri në shtatë vjetë burg nga një gjykatë britanike.
Tre punonjës të tjerë të ambasadës, që nuk përfitonin statusin diplomatik, janë dënuar me tre vjet burg.
Dënimi më i rëndë u dha për Yusupha Bojang, përshkruar si "truri" i bandës që ka importuar 26 tonë cigare për një periudhë trevjeçare dhe e ka shitur para ambasadës, në krah të "Hyde Park".
Ky aktivitet ka shkaktuar 4,8 milionë stërlina dëme (6,1 milionë euro) nga mungesa e taksave për arkën e shtetit britanik.
Gjatë procesit, të akuzuarit ishin shprehur se rreth 500 000 paketa cigaresh në shitje ishin destinuar për konsum personal.
"Katër diplomatët kanë abuzuar me besimin e popujve britanik dhe gambian", theksoi gjyqtari./
/ec/  a.jor.