Londër, konfirmohen thashethemet e mëngjesit, Boris Johnson mbyll Parlamentin

Londër, konfirmohen thashethemet e mëngjesit, Boris Johnson mbyll Parlamentin

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot se Parlamenti do të pezullohet nga java e dytë e shtatorit deri më 14 tetor.

Boris Johnson është i gatshëm të përdorë një "zgjidhje bërthamore" për Brexit, duke tërhequr në planin e tij edhe Mbretëreshën Elizabetë, duke i propozuar të shtyjë fjalimin për në mes të muajit të ardhshëm, duke neutralizuar në një fare mënyre kundërshtarët e Brexit, të cilët nuk do të kishin kohë të ndalnin në Dhomën e Komunëve, një divorc të ashpër me BE.

Nëse Johnson me të vërtetë do ta bëj një gjë të tillë sot, do të ishte një lëvizje me gravitet të rrallë kushtetues dhe do të hapte një krizë të paparë në historinë britanike.

Në një situatë të tillë u gjend ishulli britanik kur ‘Charles I’ mbylli Parlamentin duke shkaktuar Luftën Civile Angleze (1642-1651), në mbarim të së cilës mbretit i’u pre koka.

Sipas kushtetutës, të paktën teorikisht, Mbretëresha Elisabeta, mund ta kundërshtonte një hap të tillë të Johnson, por historikisht askush nga ‘kurora’ nuk e ka bërë më parë. Nëse ndodh, ky do të ishte një gjest revolucionar dhe i paparë.

Laburistët dhe partitë e tjera në Britani, kanë vendosur të revoltohen me planin e fshehtë të Johnson. Jeremy Corbyn ka kërcënuar se nëse një gjë e tillë ndodh, ata do të mbajnë hapur një Parlament alternativ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor