Një ish-oficer policie, Adam Provan, 44-vjeç, në Londër u dënua me 16 vite burg të martën për përdhunimin e një oficereje dhe një adoleshenteje.
"Unë jam e sigurt se publiku do të jetë po aq i tronditur dhe i revoltuar nga shkeljet e Provan sa edhe ne. Ai abuzoi me pozitën e tij si oficer policie për të fituar besimin e të dyjave. Veprimet e tij janë krejtësisht të këqija", tha Louisa Rolfe, Ndihmës Komisionerja në Policinë Metropolitane në një deklaratë.
Veprat e tij u kryen teksa ai ishte në shërbim si oficer policie.
Në fillim të këtij viti, një rishikim i pavarur zbuloi se Policia Metropolitane ishte “raciste institucionale, mizogjene dhe homofobike dhe e paaftë për stafin e policisë”, raporton Reuters.
Një rishikim u kërkua në vitin 2021, pasi një tjetër polic u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje.