/ATSH-AFP/ - Qeveria britanike njoftoi sot një projektligj që konfirmon organizimin deri në fund të vitit 2017 të një referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, çka pasqyron vullnetin e kryeministrit David Cameron për përshpejtimin e kësaj çështjeje.

Projektligji u njoftua para parlamentit nga mbretëresha Elizabeth II me rastin e fjalimit tradicional të saj.

"Një ligj do të paraqitet për organizimin e një referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, para fundit të vitit 2017?, deklaroi mbretëresha Elizabeth.

Cameron e kishte njoftuar këtë lëvizje gjatë fushatës elektorale duke premtuar se do të bënte sa më shpejt në rast fitoreje të zgjedhjeve të 7 majit të kaluar duke mundësuar kështu edhe fitoren e konservatorëve në këto zgjedhje, madje me maxhorancë absolute./