Londër/Avioni i rrëzuar, Iranit i kërkohet përgjigje dhe kompensim

Londër/Avioni i rrëzuar, Iranit i kërkohet përgjigje dhe kompensim

Nga Londra, ministra të pesë vendeve qytetarët e të cilave humbën jetën gjatë tragjedisë ajrore në qiellin e Teheranit i kanë drejtuar Iranit zyrtar pesë kërkesa, përfshirë një hetim ndërkombëtar për aksidentin dhe kompensimin.

"Ne jemi këtu për të kërkuar të vërtetën, transparencë dhe drejtësi për viktimat ukrainase, suedeze, britanike, kanadeze dhe iraniane, për një hetim të plotë dhe transparent ndërkombëtar," tha Ministri i Jashtëm Kanadez Francois-Philippe Champagne.

Pesë vendet gjithashtu po shqyrtojnë opsionet ligjore për të përcaktuar përgjegjësitë e Iranit.

Aksidenti ka provokuar gjithashtu protesta në Republikën Islamike. Regjimi ka caktuar një gjykatë të veçantë, por familjet e viktimave duan që hetimi të zhvillohet diku tjetër.

Takimit të organizuar nga Kanadaja i parapriu një ceremoni e shkurtër në kujtim të viktimave.

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha se ushtria duhet të shpjegojë pse goditi javën e kaluar avionin ukrainas Boeing 737 me 167 persona në bord kurse Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif pranoi se iranianët "u gënjyen" për disa ditë ashtu si edhe ai ishte mbajtur i painformuar.

Duke folur në televizionin shtetëror, Presidenti Rouhani i bëri thirrje ushtrisë që të ndërmarrë hapat e për një hetim të thelluar dhe të mirë koordinuar. 
"Gjëja e parë është të informojmë njerëzit me ndershmëri. Hidhërimi i njerëzve do të lehtësohet kur ata ta dinë që ne ndjehemi përgjegjës për atë që ndodhi dhe të bisedojmë me ta me ndershmëri," - tha ai.

Kurse Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, gjatë një udhëtimi në Indi pranoi se iranianët "u gënjyen" për disa ditë dhe se ai bashkë me Presidentin nuk ishin informuar. Ai gjithashtu vlerësoi ushtrinë për faktin se ishte treguar "mjaft e guximshme” që kishte marrë përgjegjësinë.

Sidoqoftë, kritikët kanë refuzuar vonesën tre-ditore dhe thanë se asgjë nuk do të zbulohej nëse autoritetet perëndimore nuk do të pretendonin se kishin prova të kundërta.

Pamjet e reja - të verifikuara nga ‘New York Times’ - tregonin dy raketa, në largësi kohore nga njëra tjetra 30 sekonda, që godasin avionin Boeing, edhe pse ai ishte qëlluar një herë.

Vdekjet dhe mbulimi i dukshëm fillestar i të vërtetës kanë ngjallur protesta në qytete të ndryshme të Iranit ndërsa policia në Teheran është akuzuar se ka përdorur municion të drejtpërdrejtë kundër demonstruesve.

Ndërkohë, Rojet Revolucionare kanë arrestuar 36 persona, sipas tyre përgjegjës pë tragjedinë, mes tyre edhe personin që filmoi pamjet që tregojnin se aeroplani ishte goditur.

Videoja u nda në mediat sociale menjëherë pas rrëzimit, duke bërë që analistët ushtarakë të nxjerrin përfundimin se avioni ishte goditur nga Irani me raketa.

Besohet se personi i ndaluar do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare.

Sidoqoftë, një gazetar iranian me qendër në Londër që fillimisht postoi pamjet ka këmbëngulur që burimi i tij është i sigurt dhe se autoritetet iraniane kanë arrestuar personin e gabuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë