Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampioneve mes Atletikos së Madridit dhe Çelsit në orën 20:45 në Angli. Ndeshja e parë mes dy ekipeve ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0 duke lënë gjithçka të hapur për sonte. Kujtojmë që Reali i Madridit është finalisti i parë i Lisbonës.
Murinjo: E kthejmë në festë
Trajneri i Çelsit, Murinjo në prag të sfidës më të rëndësishme me blutë, pas rikthimit në Angli thekson se ekipi i tij do të dominojë në shtëpi përballë spanjollëve edhe pse nuk është e lehtë.
“Pres jnë ndeshje të fortë dhe të vështirë, por kam besim të plotë te ekipi që drejtoj se do të shkojë në finale. Atletiko jo më kot kryeson kampionatin spanjoll këtë edicion.
Megjithatë ne luajmë në shtëpi përballë tifozëve tanë. Për këtë ndeshje kemi rikuperuar Hazard dhe Terrin, të cilët mund të zbresin në fushë nga minuta e parë” tha ai.
Schurrle: Mundim Atletikon, shkojmë në finale
Sulmuesi i Çelsit, Andre Schurrle ka deklaruar se kritikët e lojës mbrojtëse të klubit të tij janë xhelozë. “Fitorja është ajo që ka rëndësi. Nuk ka logjikë të luash mirë dhe të humbësh në fund. Me Atletikon na pret një ndeshje e fortë, por ne do të shkojmë në finale” tha ai.
Simeone: Çelsi i fortë, por jemi besimplotë
Trajneri i ekipit të Atletikos së Madridit, Simeone ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. “Çelsi është një ekip i fortë, por shpresoj që sonte të mos luajë në mbrojtje.
Kam besim të plotë se ekipi im do të shkojë në finale, pasi ky është edicioni ynë” deklaroi ai.
Suarez: Jemi më të motuar se Çelsi
Mesfushori i Atletikos, Mario Suarez thotë se skuadra e tij është shumë më e motivuar se sa rivalët e për takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve. “Ne ndjehemi mirë, jemi shumë të ndezur për këtë ndeshje.
E kemi merituar të drejtën të jemi këtu. Ne jemi shumë të motivuar. Askush nuk mund të na mposhtë neve sa i takon dëshirës dhe, nëse gjërat shkojnë mirë, ne mendojmë se kemi një shans të mirë”, thotë Suarez.
d.b.shqiptarja.com
/Shqiptarja.com