Pas valëve të pazakonta të nxehtësisë që përfshiu Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar, në vend janë rikthyer reshjet e shumta të shiut të cilat kanë shkaktuar përmbytje të shumta.
Dy spitale të Londrës, janë përmbytur në pjesën më të madhe të tyre duke u kërkuar pacientëve tu drejtohen institucioneve të tjera pasi nuk janë në gjendje tu shërbejnë.
Brigada e Zjarrfikësve në Londër tha se pak para mesnatës se kishte marrë më shumë se 600 thirrje që kishin të bënin me përmbytje në rrugë dhe prona, raporte të shembjes së tavaneve dhe përmbytjes së automjeteve.
Autoritetet meteorologjike në vend kanë paralajmëruar për reshje të shumta gjatë javës dhe për përmbytje të mëdha.