Reperja me origjinë shqiptare Loredana po korr shumë sukses në Zvicër, atje ku edhe jeton.

Ajo ishte e ftuar në një event prestigjioz të muzikës zvicerane “Swiss Music Awards” ku rrëmbeu një trofe për muzikën më të mirë.

Në momentin që moderatorja tha emrin e Loredanës ajo u ngrit në këmbë dhe përqafoi edhe këngëtarin Zuna, që flitet se është partneri i saj edhe pse këngëtarja nuk ka konfirmuar asgjë.

Gjithashtu pranë Loredanës ishte edhe vëllai i saj.

Kujtojmë që ajo është ish-partnerja e rreperit të njohur Mozzik dhe kanë një vajzë bashkë, bukuroshen Hana.