Reperi shumë i njohur Mozzik do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Loredana është në muajt e fundit të shtatzënisë të cilën pas një kohe të gjatë që mediat flisnin, ishte vetë ajo që e konfirmoi në ditëlindjen e Mozzik.

Gjatë ditëlindjes së Mozzik ajo shkruante në urimin duke konfirmuar kështu se po presin një bebe.

Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them. 

                   Loredana

Sipas “Prive” për shkak të shtatzënisë, Loredana ka hequr dorë nga duhani dhe nuk e konsumon më si dikur.

Kujtojmë që këngëtarja së fundmi u fotografua në market me Mozzik dhe barku i rrumbullakosur binte shumë në sy.