Lorenc Vangjeli: Basha mund të tërhiqet nga zgjedhjet e 6 Marsit

Për analistin Lorenc Vangjeli, mundësia që Lulzim Basha të tërhiqet nga zgjedhjet lokale të 6 Marsit është e lartë. Ai tha në ‘Kontrast’ për Report TV se beteja kryesore e kreut të PD-së nuk është me Edi Ramën, por me Sali Berishën.

Sipas Vangjelit, nëse Basha del pakicë në 6 mars, ai do ta humbte edhe kështjellën e fundit morale që e mban në krye të Partisë Demokratike.

“Uroj që fjala bojkot të mos jetë kryefjalë e këtyre zgjedhjeve. Vazhdoj të kem dyshime, sepse rrugës mund të ketë qoftë një tërheqje të PD-së legale, të plotë apo të pjesshme të kandidatëve të saj. Sepse duke dalë jashtë kësaj beteje, Basha shmang betejën kryesore që ka. Ai dhe Berisha të dy luftojnë se kush e ka mazhorancën e opozitës. Të dyja palët janë në garë dhe kjo është shumë e qartë. Sali Berisha mezi pret të hyjë në zgjedhje dhe ka kërkuar që prej shtatorit beteja që Lulzim Basha ka refuzuar t’ia japë. Kështuqë ka shumë mundësi që Partia Demokratike legale të tërhiqet. Sepse nëse Basha del pakicë, ai humbet edhe kështjellën e fundit morale që e mban brenda PD-së”, tha Vangjeli

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'