Lorenc Vangjeli: Berisha është viktima ekselente e krijesës monstruoze që krijoi bashkë me Ramën

TIRANË- Për analistin Lorenc Vangjeli, Sali Berisha është ‘viktimë’ e sistemit të partitokracisë që ka ndërtuar në Shqipëri. Duke folur në ‘Kontrast’, Vangjeli tha se vendimi i SHBA për ta shpallur non-grata Sali Berishën ishte thjeshtë noterizimi i asaj që 1 milionë shqiptarë thanë me votë në vitin 2013. 

Ai shtoi se Sali Berisha mund të cilësohet si e shkuara e lavdishme apo e palavdishme e PD, por që sot e ka të pamundur të provokojë zgjedhje brenda partisë së tij.

“Alergji nga vota kanë të gjithë tashmë dhe shoqëria shqiptare është gjithnjë e më pak e përfaqësuar nga politika. Ajo që po ndodh në PD dhe që ka nisur të bëjë zoti Berisha është shkundje për të na kujtuar një të vërtetë të jashtëzakonshme: Zoti Berisha është viktima ekselente e krijesës monstruoze që ka krijuar vetë së bashku me zotin Edi Rama, partitokracionë… Çfarë shkalle demokracie do të ketë një parti politike, atë shkallë demokracie do të ketë edhe qeverisja nesër në të gjithakuptimet. Sot ne kuptojmë njëlloj si në një laborator se çfarë do të thotë kjo krijesë monstruoze. Kryetari i partisë që vendos që nga listat e deputetëve dhe për karrierën e secilit duke shkallmuar demokracinë e brendshme të një partie. Sali Berisha është e shkuara e lavdishme dhe e palavdishme e PD-së. E ka të pamundur të provokojë qoftë edhe zgjedhje të parakohshme në parti. Kjo krizë është e kuptueshme që mund të zgjidhet vetëm me mjete politike. Mos harroni që vendimi amerikan ishte noterizimi i asaj që 1 milionë shqiptarë thanë përmes votës në 2013 për Berishën” – tha Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’ në Report TV.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë