Analisti Lorenc Vangjeli: Lulzim Basha thirret në Prokurori të hënën

Analisti Lorenc Vangjeli: Lulzim Basha thirret në Prokurori të hënën

Emisioni 'Java në RTSH'

Analisti Lorenc Vangjeli ka thënë në studion e emisionit "Java në RTSH" se, Partia Demokratike, duke e përfshirë pa të drejtë Taulant Ballën në një histori të tillë, e “amnistoi” atë për të tjera “mëkate” që ai mund të ketë në shpinë. Vangjeli publikoi dokumentin ekskluziv të gjurmimit të telefonit të Ballës, sipas të cilit verifikohet se në ditët e ngjarjes Balla ka qenë në Pogradec.

Duke ju referuar provës së tabulateve të celularit të Ballës, analisti Preç Zogaj tha se deputeti socialist është në të drejtën e tij që të rrëzojë akuzat se ai nuk ka qenë në vendngjarje, por edhe pse nuk ka qenë ai, ka qenë “pushteti i Ramës”. Vangjeli tha se prokuroria po përgatitet të dërgojë kërkesën për të marrë në pyetje ish-policin Nuhu.

Ndërsa në fillim të javës, të martën ndoshta, në Prokurori do të kërkohet dëshmia e një personazhi mjaft të rëndësishëm, kryetarit të PD-së, zotit Lulzim Basha.

Lorenc Vangjeli, analist

'Dosja që do trazojë politikën, PD të publikojë emrat e të dënuarve që kanë marrë tenderë'
Në emisionin “Java në RTSH” analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi ekzistencën e një dosjeje që do të trazojë shumë ujra në Tiranë. Sipas Vangjelit, Partia Demokratike ka plotësuar një listë me biznese të drejtuara dhe në pronësi të personave të dënuar me vendime të formës së prerë, të cilët kanë marë tendera publikë, gjë që ndalohet nga ligji.

Ligji është si syri, shkelet ndonjëherë. 

Lorenc Vangjeli, analist

'I afërmi i një ministri u masakrua nga një personazh i botës së krimit, u mbajt e fshehtë'
Një sy të mbyllur ai ka quajtur dhe një ngjarje tjetër, shumë e rëndë, e cila nuk është bërë ende publike.

Sipas burimeve të analistit Lorenc Vangjeli, një person shumë i afërt i një anëtari të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, është goditur dhe gati është masakruar nga një personazh shumë i njohur i botës së krimit.

Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetëra mijëra eurosh.

Lorenc Vangjeli, analist

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 07/10/2018 12:38

    Aman ore se po bejne namin se po e therrasin ne prokurori!

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 06/10/2018 22:08

    O vangjel po ik mor bur se sje ti për ktë pun o i pa udh o vangjel o teveqel që likja të pagun e monika të fërkon o vangjeli vagabon.

    Përgjigju
  • ERP: 06/10/2018 21:22

    Ta dha Likja shashken e fundit ty?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja