Lorenc Vangjeli paralajmëron: Apeli me gjasë do ta rrëzojë vendimin që i dha ‘Rithemelimit’ vulën e PD

Vendimi i Gjykatësit Agron Zhukri, që njohu Kuvendin e “Rithemelimit” me gjasë do të rrëzohet nga Apeli. Paralajmërimi u bë nga analisti Lorenc Vangjeli, i cili për ‘Kontrast’ në Report TV tha se me rëndësi për opozitarët nuk është se cili do të drejtojë PD-në, por se si do të rrëzohet Edi Rama.

Vangjeli u shpreh se për këtë të fundit ka një formulë, përtej partive opozitare.

“Me shumë gjasa Gjykata e Apelit do ta riktheje edhe një herë vendimin e famshëm të gjykatësit të vetëm që i dha përkohësisht vulën e kryetarëve kundërshtarëve të zotit Basha. Nëse e shikojmë në vazhdimësi këtë histori, atëherë do të kuptojmë historinë e së ardhmes. Sa më herët të kuptohet kjo gjë nga aktorët politikë dhe sa të kuptohet se nuk është problem kush fiton brenda PD-së, por problem është si mundet Edi Rama. Dhe ka vetëm një formulë, bashkikm të të gjitha forcave opozitare, përfshirë dhe të atyre qytetarëve të neveritur nga politika. Përndryshe të gjitha këto ngjarje janë lajm dite, por nuk sjellin ndonjë ndryshim” – tha Lorenc Vangjeli për ‘Kontrast’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Vangjeli: LSI nuk do ta votonte Bashën për kryeministër! Nëse shkon në SHBA, do ta presë Prokurori apo Protokolli?!

Analisti Lorenc Vangjeli tha të hënën për ‘Kontrast’ se fati i Lulzim Bashës ishte i paracaktuar para zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas tij, edhe sikur PD të bënte shumicën me LSI, kjo e fundit s’do ta jepte votën që ai të bëhej kryeministër.

Vangeli tha se ka ende një dilemë të hapur, që lidhet me Lulzim Bashën. Ai u shpreh se nuk dihet nëse ish-kreu i PD shkon në Uashington, do të pritej nga Prokuroria amerikane apo nga Protokolli.

“Nëse do të kërkohej qoftë edhe një votë e vetme nga LSI, që para se të lexohej vullneti i zgjedhësve, e sigurt ishte që Lulzim Basha nuk do të merrte mandatin si Kryeministër. Mund të ishte kushdo brenda PD-së përveç Lulzim Bashës. Qoftë edhe për një arsye sepse preken kushtet që nuk kushtëzohen dot. Nëse zoti Basha shkon në Uashington do ta presë Prokurori apo Protokolli? Këtë dilemë do ta zgjidhte pushteti, nëse zgjidhej kryeministër do ta priste Protokolli. Por kjo dilemë ende nuk është zgjidhur. Në politikë kjo që po ndodh është luftë personale e Sali Berishës, ndërsa lufta e Ramës dhe Bashës janë ambalazhe” – tha analisti  Vangjeli.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toti: 19/04/2022 04:09

    Po, edhe pastaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Gol 'Alla Del Piero', Uzuni shënon një 'perlë' në La Liga 2! Sinjal i fortë për Sylvinhon prag sfidave të nëntorit

Gol 'Alla Del Piero', Uzuni shënon një 'perlë' në La Liga 2! Sinjal i fortë për Sylvinhon prag sfidave të nëntorit