Lorenc Vangjeli: Paratë në Francë, ndoshta nesër halli i Berishës si i Bashës me SHBA

TIRANË- Analisti i njohur Lorenc Vangjeli tha për ‘Kontrast’ në Report TV se pagesa e Sali Berishës për avokatin francez mund të kthehet nesër në një shqetësim serioz për doktorin.

Ai solli në vëmendje dialogun mes tij dhe Berishës në një studio, ku ky i fundit u shpreh se për gjyqin kundër Antony Blinken ka paguar vetëm 7200 euro. Mirëpo sipas Vangjelit, kjo shifër është tepër e ulët edhe për një avokat në Tiranë. Ai shtoi për ‘Kontrast’ se ndoshta nesër Berishës do t’i duhet të përballet me një akuzë, si rasti i Lulzim Bashës për lobimin 500 mijë eurosh në SHBA.

Vangjeli tha se doktorit mund t’i kërkohet jo vetëm burimi, por edhe se si i ka dërguar këto para dhe nëse kjo është shuma e saktë.

“Ka ende një kontrast të dukshëm mes qëndrimit të Shteteve të Bashkuara për të njëjtën çështje me atë të BE-së që është pak elastike. Por nuk është se do të ndodhë që do të bëhen elastikë amerikanët, por do të ndodhë që do të bëhen evropianët më komplimentarë me ta. Ka sinjale të qarta, të dukshme, të forta që BE-ja do të përqafojë të njëjtën gjuhë. Por ka edhe më shumë se kaq, djalli fle në detaje. Në të gjithë këtë vepër të përsosur që ka bërë zoti Berisha duke u ringritur nga humnera ku dukej pa kthim, në gjithë rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm nga shtatori i vjetshëm, ka një detaj që me gjasë ka gabuar.

Unë e kam pyetur se sa I ka kushtuar avokati i tij në Paris dhe më ka thënë se ka shpenzuar nga 7200 deri ne 7600 euro. I thashë se një burrë nuk pyetet për dy gjëra, për dashnoret dhe për paratë. Për dashnorët nuk iu pyes doktor sepse e di që ju jeni i burgosur tek Liria juaj, ndërkohë që për paratë sa është fatura e avokatit në Paris? Përgjigja e tij ishte e menjëhershme dhe u përgjigj 7200 euro. Replikova sepse aq nuk kushton një avokat në Tiranë.

Kujtoj se një faturë e ngjashme përvëloi pasardhësin e tij, zotin Basha. Ishte një faturë diçka më pak ‘modeste’, 500 mijë euro për lobimin në SHBA. Ndruaj se avokatit francez, mik i doktorit, do t’i duhet ndonjëherë të deklarojë ndonjë faturë të ndryshme tek autoritetet në Francë. Në një moment të caktuar avokatit ndoshta do të duhet të thotë një shifër që s’do të jetë 7200 apo 7600. As në Tiranë nuk mund të blesh një apartament nën cmim. Në një rast të tillë, do t’i duhet doktorit të tregojë se si i ka mbledhur ato para dhe si i ka dërguar. Në këtë teatër të madh, djalli jo thjesht fle, por zgjohet pikërisht në detaje të tilla” – tha Lorenc Vangjeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
Doktori për Berishën: Dhembja fantazmë tek këmba e prerë

 

Për analistin Lorenc Vangjeli, tashmë që Sali Berisha tregoi forcën e tij në politikë, mbetet e pakuptimtë përse ai kërkon edhe drejtimin e saj. Teksa Departamenti i Shtetit nuk heq dorë nga akzuat për Berishën, ky i fundit po ndiqe në betejën e tij personale nga një numër i madh demokratësh.

Por Vangjeli tha për ‘Kontrast’ se PD-ja që do të mblidhet nesër në Kuvendin Kombëtar është ajo që do t’i mungojë së ardhmes. Kjo për faktin sepse zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar që askush nuk do të takohet me Sali Berishën nëse ky i fundit zgjidhet në krye të PD.

“Nesër mblidhet PD-ja që do t’i mungojë të ardhmes. Sepse një PD më zotin Berisha në krye, nuk do ta takojë askush. Non grata për zotin Berisha nuk ishte vetëm për të si individ dhe vetëm për Partinë Demokratike, por për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin dhe një apel edhe për PS sesa të papjekur kemi qenë. Zoti Berisha thotë se lufton për dinjitetin e tij, por cila është arsyeja që kjo shumicë në PD e ndjek në këtë betejë? Një tjetër doktor shumë i njohur në Shqipëri, doktor Apostol Vaso, ka bërë një studim ku flitet për një fenomen shume pak të njohur që ai e quan “dhimbja fantazëm”. Pra gjymtyra e prerë vazhdon dhe dhemb ende. Partia Demokratike do vijojë të ketë dhimbje ende nëse e lidh fatin e saj me fatin e zotit Berisha. Ky është thelbi. Por është e pakuptueshme për çfarë i duhet marka e PD-së zotit Berisha. Ai e rrëfeu që është i fortë në opozitë. Por nesër pas zgjedhjeve lokale që do ti humbë, do t’i duhet të votëbesohet para demorkatëve sepse e ka shkruar në statut. Megjithatë unë mendoj që ka një plan rezervë dhe pjesëmarrësit në Kuvendin e nesërm janë figurantë të këtij plani. Në shtator do ta shohim opozitën më të fortë sesa sot sepse do të ndryshojnë disa rrethana të tjera” -paralëjmëroi  Lorenc Vangjeli.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Esl: 30/04/2022 09:51

    Z. Vangjeli, avokatët në Paris nuk janë si avokatët në Tiranë, ku klienti i ofron shifra marramendëse duke shitur edhe shtëpitë e tyre se gjyqet mbyllen duke shpërndarë paratë mes palëve...Ata kanë tarifa zyrtare të deklaruara. Shifrat në Shqipëri s'kanë lidhje me orët që punon avokati po me likujdimin në para të palëve që mbyllin gjyqet. Dhe mos harro që as Sarkozia e kompani nuk arrijnë dot të marrin pafajësinë dhe gjykatat parizjene i kanë dënuar e jo më katundari Sali nga Viçidoli të fitojë këtë çështje në Paris. Ta kam llafin që s'i pijnë ujë as lekët nëse i ka ofruar para nën dorë avokatit francez se s'ti merr njeri nëse sistemi nuk thyhet dot. Gjyqi dihet që i duhej për fasadë propagande të mbante afër kopenë e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë