Lorenc Vangjeli: Shumë deputetë flasin me programe 'encrochat'! Në Tiranë do të zbarkojnë prokurorë francezë, belg e holandezë

Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV se shumë shpejt në Tiranë pritet të zbarkojnë prokurorë nga Belgjika, Franca dhe Holanda. Ai deklaroi se bëhet fjalë për akuza ndaj personazheve që përdornin metodat e encrochatit, pa e ditur se mund të përgjoheshin.

Ndërkohë, lidhur me operacionin e fundit të SPAK, Vangjeli u shpreh se sot në Tiranë ka shumë më tepër frikë. Ai shtoi se ndryshe nga postieri, Drejtësia troket dy apo edhe më shumë herë në portë.

“Ka një diferencë mes asaj që dihet dhe asaj që mund të provohet. Shumicën e krimeve dihet se kush i kanë bërë. Pas disa kohësh në qeli, të burgosurit vetë që dinë më shumë se organet ligjzbatuese, rrëfejnë me njëri-tjetrin. Ajo çfarë pritet nuk është se sa arrestohen, por aftësia që ka SPAK për të provuar fajësinë e tyre. 

Unë e ritheksoj se në Tiranë sot ka shumë më tepër frikë. Frika është aromë, ndjehet. Duke perifrazuar një film të famshëm, drejtësia nuk është si postieri që troket vetëm një herë. Drejtësia troket dy dhe më shumë herë. Sot, nëse ndiqet rruga e parasë kuptohet shumëçka tjetër, që nga politika deri në botën e krimit.

A ka ndonjë mundësi të verifikohet se sa deputetë flasin me një telefon të dytë me këto sistemet e inkriptuara? Nuk janë pak. Po ju them se janë në poztë dhe në opozitë. Kanë qenë dje, janë edhe sot. Prokuroria e Francës e ka mbajtur sekret këtë mënyrën e encrochatit dhe ka qindra mijëra biseda të përgjuara, mes tyre edhe shqip. Njerëz që kanë menduar se nuk përgjoheshin. 

Pritet të zbarkojnë në Tiranë prokurorë nga Belgjika, Franca dhe Holanda me të dhëna drithëruese” – tha Vangjeli.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja