TIRANË- Sali Berisha po përdor protestat si një strategji për të defaktorizuar parlamentin. Kështu shprehet analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv.
Vangjeli thotë se Berisha do përdorë protestat për të ulur rëndësinë e parlamentit dhe ndryshe nga Lulzim Basha që nuk u fut në parlament tre vite më parë, Berisha do të qëndrojë në mënyrë figurative brenda, por aksionin do ta zhvillojë jashtë.
“Sot ne kemi momentin kur Berisha, një qenie që mendon vetëm politikisht, ka këputur shpresën përfundimisht për të bashkuar grupin parlamentar. Berisha sot i ka vënë vulën vendimit të tij të pakthyeshëm për një periudhë të gjatë kohore që shkon te defaktorizimi i parlamentit dhe tentativa e tij për të krijuar një tjetër pol rëndese të politikës. Fillimisht mund të jetë sheshi para kuvendit ku ai thotë që do vijnë protestuesit dhe për të ulur rëndësinë specifike të parlamentit. Është provuar tre vjet më parë duke e boshatisur parlamentin nga opozita reale, kësaj radhe duke qëndruar brenda do vazhdojnë të rrinë jashtë. Dhe cili do ishte rezultati, kjo maxhorancë e cila e gjeti opozitën e famshme dhe me ata u soll siç desh dhe siç iu desh dhe nesër në mungesë të opozitës do jetë në një pozitë komode”, tha Lorenc Vangjeli në Report Tv.
Më 12 nëntor Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
10%
-
Pak
20%
-
Aspak
70%
Vota total: 10
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret/ Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Berishës: Të gjithë drejtuesit e partisë në votë, ose të gjithë në lista të hapura! Sot nuk na falet asnjë gabim
24 Janar, 10:17
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Frrok Çupi: Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut
23 Janar, 14:54
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
S'keni pa gjo akoma nga ky kriminel non grata!
Përgjigju