Horge Lorenzo ka fituar çmimin e madh të Italisë në MOTO GP duke prekur titullin kampion. Spanjolli ka realizuar një garë në kufinjtë e perfektes duke mos e vendosur për asnjë moment në diskutim vendin e parë. Daniel Pedrosa u dorëzua në momentin më të mirë të edicionit, duke i dhuruar praktikisht titullin e dytë kampion bashkëkombasit Jorge Lorenzo, i cili triumfoi në garën e Italisë.
Pedrosa ka pasur probleme në momentin e nisjes duke u drejtuar në bokse për ta filluar garën nga vendi i fundit. Ky fakt ja bëri më të lehtë misionin Lorenzos që i ka përshkuar të gjitha xhirot me lehtësi. E veçanta e garës së Misanos ishte fakti që pas shumë kohësh Valentino Rosi ngjitet në podium duke siguruar vendin e dytë në finish. Doktori realizoi një garë mesatare duke lënë pas problemet me motorin e tij Dukati, Podiumi i më të mirëve është plotësuar me Bautistën që pozicionohet me meritë në vendin e tretë.
/Shqiptarja.com