Lori Hoxha është një nga blogeret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Shpesh herë 24-vjeçarja u përgjigjet pyetjeve të ndryshme të ndjekësve të saj. Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se bukuroshja Hoxha është fejuar, bazuar në një foto ku vihej re një unazë me gurë në dorën e saj.
Njëra nga ndjekësit e saj e ka pyetur pikërisht për këtë gjë.
“A është e vërtetë që sapo ke marrë një propozim për martesë dhe aktualisht je e fejuar, apo janë thjesht thashetheme që qarkullojnë?”- e pyet dikush.
“Jo unë nuk jam fejuar, dhe as që kam në plan të martohem së shpejti,”- ka thënë blogerja,”- nëse një ditë do të martohem, ose do t’ja them vetë të gjithë botës, ose ju kurrë s’do ta merrni vesh!”
Foto e publikuar nga blogerja Lori Hoxha
Pak konfuze kjo përgjigje, Lori mund edhe të jetë martuar!