Lori Hoxha i përgjigjet fansave 
"Ja marrëdhënia ime më e gjatë"

Lori Hoxha i përgjigjet fansave <br />"Ja marrëdhënia ime më e gjatë"
Lori Hoxha ka një marrëdhënie shumë të hapur me ndjekësit e saj në rrjetin social Tumblr. Aksionerja e Top Channel i është përgjigjur me sinqeritet dhe pa komplekse disa pyetjeve edhe pse personale.

Një komentues anonim e pyeti 22 vjeçaren për marrëdhënien më të gjatë që ka patur dhe Lori iu përgjigj: “Marrëdhënia ime aktuale, katër vite e gjysmë”. E në fakt fashionista e ka bërë publike lidhjen e saj me Vis Bajraktarin, duke postuar dhe foto në rrjete sociale, megjithëse së fundmi është treguar më e rezervuar në këtë aspekt.

E pyetur nëse ka diçka që do të donte të ndryshonte nëse do të mund të kthente kohën mbrapa, Lori u përgjigj: “Ka shumë, por s’më pëlqen të pendohem për asgjë. Çdo gjë që ka ndodhur më ka bërë kjo që jam sot. Më shumë do doja të ktheja kohën pas që t’i përjetoja dhe një herë disa momente…”
lori hoxha 
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot