Lorik Cana bëhet baba për herë
të parë, Monika i jep jetë një...

Lorik Cana bëhet baba për herë<br />të parë, Monika i jep jetë një...
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana sot po përjeton një moment gëzimi të veçantë, pasi është bërë baba për herë të parë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, ndërsa raportohet se bashkëshortja e Lorikut, Monika, i ka dhënë jetë një djali.

Çifti nuk e ka vendosur ende emrin e vogëlushit, ndërsa foshnja dhe nëna janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Cana i frikësohej faktit se djali i tij mund të lindte në të njëjtën ditë që në Elbasan Arena do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi dhe se ai do ta humbiste momentin e veçantë, por mesa duket gjërat ecën në favor të tij.

32-vjeçari, lojtar në skuadrën franceze Nantes, kurorëzoi vitin e kaluar lidhjen disa-vjeçare me partneren italiane në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë.
lorik cana
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi