Lotaria, Rama i shkruan Vjenës:
Tërhiqni kompaninë tuaj nga gara
Kundërshtimi që opozita i bën tenderit të llotarisë kombëtare është reflektuar edhe përmes një letre që kreu i PS Edi Rama i ka dërguar sot kancelarit austriak Werner Fyman, duke i kërkuar që kompania Austrian Lotery, që është renditur e para, të tërhiqet nga gara.
TIRANE - Kundërshtimi që opozita i bën tenderit të llotarisë kombëtare është reflektuar edhe përmes një letre që kreu i PS Edi Rama i ka dërguar sot kancelarit austriak Werner Fyman, duke i kërkuar që kompania Austrian Lotery, që është renditur e para, të tërhiqet nga gara.
"Ftoj kompaninë austriake të tërhiqet nga ky proces, i cili nuk është transparent, është kundër interesave të shtetit dhe publikut shqiptar dhe kundër rregullave dhe standartëve me të cilat operon Austria. Duke u përfshirë në këtë proces ata kanë tradhëtuar parimet e drejtësisë, përgjegjësinë sociale", shkruan Rama në letrën e tij.
Rama i bën të ditur zyrtarit të lartë austriak qëndrimin publik të partisë që drejton dhe arsyet pse kundërshtohet ky proces. "Procesi për dhënien e Llotarisë Kombëtare është i manipuluar dhe shkon kundër interesit publik", shkruan Rama në letrën e tij, i cili zgjedh t’i drejtohet kancelarit austriak për faktin se kompania e paracaktuar sipas tij të fitojë është kompania austriake Austrian Llotery.
"Llotaria austriake në vite ka ditur të gjenerojë vlera të rëndësishme për vendin dhe publikun austriak duke operur në mënyrë të drejtë në këtë sektor delikat - shkruan Rama - por unë jam i mendimit se sjellja e tyre në rastin e tenderit shqiptar nuk është i standarteve të njëjta dhe se ata kanë dështuar të zbatojnë të njëjtat kritere si në vendin e tyre", citon Rama.
Rama vijon se kushtet e tenderit shqiptar nuk kanë afruar të njëjtat rregulla për të gjitha kompanitë pjesëmarrëse dhe që zakonisht udhëheqin procese të tilla. “Është një turp për qeverinë tonë - sipas Ramës - që injoron këto standarte”.
Rama i bën të ditur kancelarit austriak se PS do ndërmarrë çdo veprim të mundshëm për të hetuar gjithë procesin dhe gjithë manipulimet e mundshme për të riparuar atë që Rama e cilëson dëm për publikin shqiptar përmes këtij akti të papërgjegjshëm.
"Unë shpresoj se ne mund të bashkëpunojmë në këtë çështje dhe gjithashtu të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështje të tjera me interes të ndërsjellë për dy vendet tona", mbyll letrën e tij kryesocialisti, drejtuar kancelarit austriak Werner Fejman.
(ns/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.5%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Nuk përmbyset regjimi politik i Tiranës me 20 autobusë protestuesish që vinë nga fshatrat
26 Nëntor, 19:28
-
Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë
26 Nëntor, 19:26
-
Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd
26 Nëntor, 19:26
-
Armëpushimi në Liban/ Netanyahu: Hezbollah s'është më i njëjti, i vendosur për fitore
26 Nëntor, 19:24
-
Rita Ora feston ditëlindjen, sa vjeç bën artistja me famë botërore
26 Nëntor, 19:22
-
Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi
26 Nëntor, 19:21
-
Netanyahu: Lufta në Liban nuk do të përfundojë derisa izraelitët në veri të vendit të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre
26 Nëntor, 19:20
-
Netanyahu zotohet për shkatërrimin e Hamas në Gaza
26 Nëntor, 19:17
-
Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban
26 Nëntor, 19:16
-
Ironia e Spahiut: Opozita nuk proteston për vrasjen 14-vjeçarit por për fundin e 84-vjeçarit
26 Nëntor, 19:15
-
Video e bujshme/ 7 vite më parë, ja si Suel Çela merrte përpara me 'Audi' policinë në mes të Elbasanit
26 Nëntor, 19:12
-
Protesta e PD/ Militantët mblidhen para Bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie rrethojnë zonën
26 Nëntor, 19:10