Lotaria e kuponit tatimor kishte si qëllim sensibilizimin e konsumatorëve shqiptarë të tërhiqnin kuponin gjatë blerjes së produkteve apo shërbimeve të caktuara.
Por ndërsa Ministria e Financave ka shpallur listën me 511 fitues, një syri të vëmendshëm nuk mund të mos i shpëtojë fakti se shumë prej tyre nuk kanë përmbushur kushtin kryesor, atë të dorëzimit minimalisht të 50 kuponave për të marrë pjesë në lojë.
Rasti më flagrant është ai i një fituesi nga Tirana i cili përfiton çmimin prej 10 mijë lekëve, i cili ka dërguar vetëm 2 kuponë tatimorë. 2 të tjerë po nga Tirana, figurojnë fitues me vetëm 10 kuponë të dorëzuar. Po ashtu një tjetër me 18 dhe një tjetër me 23.
Nuk dihet përse ministrisë së Financave i ka shpëtuar ky detaj, që tregon shkeljen e regullare të lotarisë, çka hedh dyshime mbi vertetesinë dhe rregullsinë e procesit.
Në faqen zyrtare të lotarisë së kuponit specifikohet qartë se “Qytetari që të kualifikohet si pjesëmarrës në lojë duhet të ketë mbledhur jo më pak se 50 kupona tatimor dhe me vlerë totale të të gjithë kuponave jo më të vogël se 5,000 lekë.”
Ndërkaq polemika ka pasur dhe mbi vertetësinë e faktit që shorteu ka qenë live, pasi pretendohet se ai është regjistruar më herët të premten në ambientet e ministrisë së financave. Fituesja e cmimit ët parë të kësaj lotarie rezulton ët jetë një shtetase nga Shkodra.
Ajo ka dorëzuar 130 kuponë tatimorë me një vlerë prej 7,3 milion lekësh ndërsa ka përfituar 1 milionë. Kanë qenë 10 fituesit e çmimit të dytë me nga 100 mijë lekë secili, 200 fituesit e cmimit të dtretë me nga 15 mije lekë dhe 300 ata të cmimit ët katërt me nga 10 mijë lekë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com