Lot krokodili për sulmin terrorist ndaj xhamive në Zelandën e Re, IS-i kërcënon me hakmarrje

Lot krokodili për sulmin terrorist ndaj xhamive në Zelandën e Re, IS-i kërcënon me hakmarrje

Një zëdhënës i organizatës terroriste "Shteti Islamik" në një publikim në kanalet e zakonshme të mediave sociale të IS-it është shprehur, se "liderët e të pafeve" kanë derdhur lotë krokodili për viktimat e masakrës në qytetin e Zelandës së Re, Christchurch. Skenat e vrasjes në dy xhamitë i nxisin përkrahësit e IS-it që të hakmerren për fenë dhe vëllezërit e tyre të besimit, ka thënë ky person, i paraqitur si zëdhënës i IS-it. Vërtetësia e mesazit në audio nuk mund të provohet përfundimisht, po ajo u shpërnda në kanalet e njohura të IS-it.

Në sulmin me motive raciste të premten, australiani, Brenton Tarrant vrau 50 vetë në dy xhami, më shumë se 30 të tjerë trajtohen në spitale. 28 vjeçari ekstremist i djathtë, që e filmoi vetë atentatin është akuzuar për vrasje të shumëfishtë dhe duhet të llogarisë me burgim të përjetshëm.

Christchurch Terroranschlag Anhörung Täter (picture-alliance/dpa/M. Mitchell)

Brenton Tarrant donte të vriste sa më shumë myslimanë

"Merrni hak"

Zëdhënësi i IS-it kërcënoi SHBA dhe aleatët me një rezistencë të re në Siri. "Merrni hak për gjakun e vëllezërve dhe motrave tuaja", u kërkoi ai përkrahësve. Prej disa javësh trupat kurde me mbështetjen e koalicionit kundër IS-it përpiqen të marrin nën kontroll rajonin Baghus. Në bastionin e fundit të IS-it janë të mbledhur disa qindra milicë xhihadistë.

Në fund të shkurtit, presidenti Trump deklaroi, se janë rimarrë "100%" e territoreve të okupuara përkohësisht nga IS-i. Zëdhënësi i IS-it tha se kjo "fitore e sajuar" nuk ka të bëjë me realitetin. /DW

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lepuri Vlonjat: 19/03/2019 15:04

    Isi te ha m.... se po të shikosh statistikat e atyre qe u ka mare jetën, janë më shumë te fesë se vet e bashkekombës te tij se sa te huaj. Vet Isi u ka bere kërdinë njerëzve te tij.

    Përgjigju
  • Geke: 19/03/2019 14:37

    O ISIS juve jeni terrorristet e vertete ne kete bote..... sa per ate plehren qe vrau njerez te pafajshem ka per te marre nje denim shembullor nga Zoti i Madh..... Vetem ceshtje kohe eshte dhe gjithesejcili do marre ate qe meriton.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Barazimi 2-2 me Romën dhe finalja e Europa League, Bayer Leverkusen vendos rekord në Evropë

Barazimi 2-2 me Romën dhe finalja e Europa League, Bayer Leverkusen vendos rekord në Evropë