Lotaria Kombëtare dyfishon shanset e lojtarëve për të fituar dhe sjell promocionin “Milionerë për një vit”. 6 shqiptarë do të fitojnë nga 1 milionë e 400 mijë lekë të vjetra, çdo muaj për një vit.
Lotaria Kombëtare ka vendosur që nga data 6 Mars e në vazhdim të dyfishojë shanset e të gjithë shqiptarëve për t’u argëtuar dhe për t’u bërë milionerë përmes Loto “6 nga 39”. Të gjithë shqiptarët mbi 18 vjeç kanë mundësinë që të marrin pjesë jo vetëm në një, por në dy shorte të ndryshme të Loto “6 nga 39” brenda të njëjtës javë. Ata që presin mbrëmjen e së dielës për të parë numrat e përzgjedhur nga fati, tashmë do të kenë mundësi që të luajnë edhe në shortin e mbrëmjes të sëenjtes. Por kjo nuk është risia e vetme që ofrohet nga Lotaria Kombëtare. Paralelisht me shortin e ditës së enjte fillon edhe një promocion i veçantë në Loto “6 nga 39”. Gjashtë lojtarë, të cilët do të përzgjidhen rastësisht nga sistemi automatik i lojës në gjashtë shorte radhazi, do të bëhen milionerë për një vit të tërë. Lojtarët fatlumë do të përfitojnë shumën nga 1 milionë e 400 mijë lekë të vjetra, çdo muaj, për 12 muaj resht.
Shorti i dytë
Tashmë të gjithë shqiptarët mbi 18 vjeç kanë mundësinë që të luajnë çdo javë në dy shorte të Loto “6 nga 39”, mbrëmjen e së enjtes si dhe mbrëmjes e së dielës. Të gjitha biletat e shitura nga dita e hënë e deri të enjten do të jenë pjesëmarrëse në shorteun që do të mbahet mbrëmjen e ditës së enjte. Ndërkohë të gjitha biletat që do të shiten pas shortit të ditës së enjte e deri mbrëmjen e së dielës do të marrin pjesë në shortin e ditës së diel.
Rregullat e shortit mbeten po të njëjta, ashtu edhe si çmimi i madh prej 10 milionë lekësh të reja, i cili garantohet nga vetë Lotaria Kombëtare.
Lojtarët që do të paraqiten e në pikat e shitjes të shpërndara në të gjithë Shqipërinë do të mund të zgjedhin vetë se në cilin shorte duan të luajnë. Por si gjithmonë, lojtarët mund të zgjedhin që të luajnë të njëjtët numra deri në 5 shorte resht.
Milionerë për një vit
Promocioni “Milionerë për një vit” është risia e dytë që Lotaria Kombëtare sjell për të gjithë shqiptarët. Për tre javë resht, 6 persona do të kenë një surprizë të mrekullueshme. Ata do të përfitojnë çdo muaj, për një vit resht, shumën prej nga 1 milionë e 400 mijë lekë të vjetra. Po si do të përzgjidhen fituesit fatlumë. Shorteu i parë ku lojtarët do të kenë mundësinë që të fitojnë nga 1 milionë e 400 mijë lekë të vjetra çdo muaj për 12 muaj do të jetë ai i ditës së diel, datë 9 mars. Në përfundim të shortit, sistemi elektronik i lojës do të përzgjedhë biletën fituese bazuar vetëm në numrin e serisë së saj.
Përzgjedhja është krejtësisht automatike dhe do të kryhet në praninë e komisionit të lojës. Numri i biletës fituese të promocionit do të shpallet në çast. E njëjta procedurë do të ndiqet për 6 shorte resht, deri më datë 27 mars. Në përfundim të promocionit do të kemi 6 persona fatlumë, të cilët çdo muaj, për një vit resht, do të marrin nga 1 milionë e 400 mijë lekë të vjetra.
/Shqiptarja.com