Në Shkup cdo gjë është gati për seancën konstituive për përbërjen e re parlamentare. Të martën, më 4 gusht, pritet të betohen deputetët e rinj. Pas kësaj edhe zyrtarisht do të nisin bisedimet mes partive për formim të shumicës për formim të qeverisë, ndonëse ka shumë zëra që thonë se negociatat joformale tashmë kanë nisur. Mbetet pikëpyetje se kush me kë do të bëjë koalicion. Çdo opsion mbetet i hapur.
Analisti Albert Musliu është i sigurt se shtatori do ta gjejë Maqedoninë me qeveri të formuar. Bisedimet fillestare, por edhe si më të vështirat për formim të qeverisë, ai i sheh mes LSDM-së dhe BDI-së, e më pas thotë se mund të kërkohet shumicë më e gjerë, ku do të kyçeshin parti të tjera, si koalicioni ASH-Alternativa dhe PDSH-ja.
“Numrat në mënyrë natyrore i drejtojnë Zaevin me Ahmetin, të cilët e kanë një shumicë të nevojshme, por tash sugjerimet e Komisionit Evropian, besoj se sugjerojnë që ato edhe të mund të implikohen dhe të bisedojnë edhe me të tjerët, të sigurojnë një shumicë pak më të gjerë me qëllim që disa procese të cilat na presin, veçanërisht ato me reformat dhe fillimin e bisedimeve me Unionin Evropian, të sigurojnë një shumicë më të madhe” tha për TV21 analisti Albert Musliu, shkruan Ina.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, e ka ftuar publikisht Ahmetin që ta negociojë për postin e kryeministrit, që të jetë shqiptar ose në të kundërtën nëse nuk e arrin këtë të shkojë në opozitë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Arben Taravari paralajmëron ‘arrestimin’ e Ali Ahmetit
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
U shpall 'non grata' nga SHBA, Ahmeti: Grubi do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet në BDI! Nëse hiqet shqipja, do të ketë pasoja dhe revolta
11 Dhjetor 2024, 12:42
-
Veliaj pret Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut! Kreu i BDI-së: Çdo cenim i marrëveshjes së Ohrit dëmton marrëdhëniet ndëretnike
11 Dhjetor 2024, 12:27
-
Alarmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, mbajti bashkë dy popujt shtetformues
10 Dhjetor 2024, 19:06
-
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së
2 Nëntor 2024, 22:01
-
Ahmeti: Heqja e gjuhës shqipe nga përdorimi zyrtar, fuçi baruti
2 Nëntor 2024, 14:18
-
Alarmi për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nënkryetari i BDI për Report Tv: Atentat Marrëveshjes së Ohrit! Analisti: Qeveria nën ndikimin e Serbisë
29 Tetor 2024, 07:29
-
Letra e Ali Ahmetit, analisti për Report Tv: Alarm për të tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar! Në Maqedoninë e Veriut mund të ketë rritje tensionesh
28 Tetor 2024, 13:13
-
Shkup/ Ali Ahmeti i shkruan letër dhe Mickoskit: Gjendja gjeopolitike më e rrezikshme se kurrë! Çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte pasoja serioze
28 Tetor 2024, 11:43