LSI: 8 korriku është dita e përgjigjes së madhe, ejani të rrëzojmë Ramën

LSI: 8 korriku është dita e përgjigjes së madhe, ejani të rrëzojmë Ramën

N/ kryetari i LSI-së, Petrit Vasili fton qytetarët që t'i bashkohen protestës së opozitës në datë 8 korrik në orën 20:00 përpara Kryeministrisë për të rrëzuar Ramën. Ai thotë se pas refuzimit që shqiptarët i bënë Ramës në 30 Qershor, FMN në 1 korrik në raportin për Shqipërinë vendosi gishtin në plagë, sipas tij për  borxhin e tmerrshëm publik dhe atë të fshehur. Data 8 korrik është dita e përgjigjes së madhe, thotë ai.

Deklarata e plote e Petrit Vasilit
Të nderuar qytetarë dhe qytetare, në 30 qershor, 85 përqind e shqiptarëve, ndoshta edhe më shumë, refuzuan dhe përbuzën në mënyrë kategorike pa asnjë hezitim këtë qeverisje kusarësh e cila grabit në mënyrë të pamëshirshme të ardhmen dhe sigurisht të tashmen e të tërë shqiptarëve dhe të tërë brezave që vijnë. Jo më larg se sa një dit më pas këtij refuzimi madhor dhe demaskimit të vjedhjes çnjerëzore që socialistët u bëjnë edhe vetvetes në votimet socialiste që organizojnë dhe bëjnë po vetë, FMN pikërisht në 1 korrik ka bërë raportin e tij për Shqipërinë ku tregon qartë dhe vë gishtin në plagë që me borxhin e tmerrshëm publik dhe atë të fshehur, pra të padeklaruar, të mbajtur fshehtas të koncesioneve që ju i njihni fare mirë se çfarë vjedhje grabitqare e dimensioneve të mëdha është, pra, FMN paralajmëron qartë për rreziqet negative në bilancin ekonomik dhe në qasjen, pra me aftësinë që këto financa publike të vazhdojnë të mbajnë gjallë jetën ekonomike të vendit.

Përse është ky shqetësim kaq I madh i FMN, pra i institucioneve më të rëndësishme financiare të botës që po paralajmërojnë qartë një greminë financiare e cila ndodhet para shqiptarëve dhe e cila po përvijohet qartë. Sepse, kjo qeveri siç e dini dhe nuk duhet ta harroni kurrë të nderuar qytetarë, të cilët ju që me shumë të drejtë refuzuat dhe përbuzët 30 qershorin e votimeve socialiste. Sepse kjo qeveri vjedh vetëm në një segment rrugë, siç është Milot-Balldren, plot 180 milion euro. Për çdo shqiptar që do të më kuptojë më qartë, vetë qeveria kishte planifikuar ta ndërtonte këtë rrugë me fondet e saja dhe sipas parashikimeve të qeverisë kjo do të kushtonte 100-102 milionë euro. Pasi e japin me koncesion e PPP, rruga me të gjitha interesat e me gjithçka deri në likuidimin e saj, shkon deri në 290 milionë euro. Pra 190 milionë euro të nderuar qytetarë në një rrugë që lidh dy segmente fundore.

Po e njëjta gjë ndodh me rrugën Orikum-Dukat. Një rrugë fushore ku shtimi i një segmenti anësor rruge do t’i kushtojë xhepave të shqiptarëve 70 e ca milionë euro. Sot shqiptarët absolutisht nuk e kanë shlyer, nuk e shlyejnë nga mendja dhe e kanë në mënyrë të përditshme në sytë dhe në mendjen e tyre, për shkak edhe të protestës do të thosha, të pashembullt në historinë e pluralizmit shqiptar, të banorëve të Unazës së Re. 40 milionë euro në Unazën e Re u përgatitën për t’u grabitur dhe kilometri i rrugës arrit deri në 19-20 milionë euro. E kam krahasuar nga kjo foltore dhe kam thënë se kushton më shumë se centimetri i floririt centimetri i rrugës së Unazës së Re. Kjo hajdutëri galoponte vazhdon e zhvillohet pa u ndalur.

Sot kusarët e qeverisë për të shpëtuar nga përgjegjësitë, nga të cilat sigurisht nuk shpëtojnë dot, kanë thirrur në ndihmë edhe Parlamentin. Dhe këta që nuk i çonin koncesionet dhe refuzonin t’i çonin në Parlament. Tani gjithë këtë hajdutëri e çojnë te parlamenti i patateve te kalbura në mënyrë të ti bëjnë bashkëfajtorë dhe ata dhe të shpëtojnë nga përgjegjësitë e tyre. Sigurisht parlamenti i patateve të kalbura sikurse i miratoi këto koncesione në komisionet përkatëse të tij është bërë gati ti miratojë dhe në seancë plenare, pasi hajdutëria, kapja, kriminalizimi nuk kanë kufij.

Të nderuar qytetarë dhe qytetare, në 30 qershor ju refuzuat dhe përbuzët, hajdutët e qeverisë, votave dhe të ardhmes suaj. Mospjesëmarrja juaj ishte një aksion madhor i pashembullt, nuk ka pasur të dytë në historinë e pluralizmit shqiptar dhe nuk ka pasur të dytë në 30 vitet e fundit në gjithë skenën e gjithë vendeve ballkanike. Në 8 korrik ne jemi thirrur që të marrim pjesë, pra ti japim vijim aksionit tonë për dhënë të kuptuar që refuzuam për të mos u pajtuar dhe jemi gati për të marrë fatet e vendit në dorë. Qytetarët nuk mund të pranojnë t’u grabitet vota, paratë dhe varfëria e tyre të kaplojë për 10 vjeçar dhe të gjithë ne pa përjashtim të marrim përgjegjësinë e ligë që tu linim pasardhësve tanë pikërisht një varfëri nga e cila nuk do dilnin kurrë për shkak se një kryeministër dhe ca përreth tij duhet të bëhen miliarderë, të plaçkitin Shqipërinë dhe ta lënë atë më në mjerim se kurrë.

8 korriku është dita e përgjigjes së madhe. Atë që kemi dertuar në 30 qershor me një vitalitet të jashtëzakonshëm shoqëror duke treguar një dimension më evropian që do ta kishte zili çdo popull në Europë dhe më gjerë, duhet ta finalizojmë më 8 korrik me një tjetër demonstrim por me pjesëmarrje madhështore. Refuzuam 85% duhet te marrim pjesë 95% në këtë takim tonë të përbashkët në mënyrë që ta finalizojmë aksionin pasi kusarët nuk mund të qëndrojnë dot më pasi asnjë shpotar nuk mund të paguajë më një centimetër asfalt më shtrenjtë se një centimetër flori

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 06/07/2019 01:58

    Opo ti ste rruan me as K...n jo te rrezosh Ramen

    Përgjigju
  • Hahaha: 05/07/2019 18:00

    Do rezoni noc rokun

    Përgjigju
  • PALLOSH REXHEP DEBIL LEKA [ KEPI ]: 05/07/2019 15:21

    O qeni petrit kak vasili akoma vazhdon ti e lef pa pushim o hajdari im. Po ti je kart e djegur e përvëluar o i uruar. Ti je hajdut e i koruptuar prandaj dhe Amerika të ka vën vi të kçe o petriti i partis tē lesh e dhis. Mjaft se je bër bajat o trap.

    Përgjigju
  • fsdfds: 05/07/2019 15:14

    sdfsdfs

    Përgjigju
    • Mire rames do ja hash mjaltin: 05/07/2019 19:45

      Rames do ja lepidh mire

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja