LSI ankimon Vorën: Pati votues 
fiktiv, zgjedhjet të pavlefshme!

LSI ankimon Vorën: Pati votues <br />fiktiv, zgjedhjet të pavlefshme!
TIRANË – Ashtu siç kishin paralajmëruar, Lëvizja Socialiste për Integrim ankimoi rezultatin e zgjedhjeve vendore në bashkinë e Vorës që nxori fitues për të katërtin mandat Fiqiri Ismailin, duke kërkuar pavlefshmërinë e tyre.
 
LSI kërkon shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve në të paktën 18 qendra votimi në Bashkinë Vorë. Në kërkesën ankimore që kjo forcë politike ka depozituar në KQZ pretendohet se humbja e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane Luan Sallaku lidhet me listat fiktive të zgjedhësve në këtë bashki. Në kërkesën e LSI evidentohen dokumentet përkatëse që sipas kësaj force politike vërtetohet regjistrimi i qytetarëve në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që i janë drejtuar edhe prokurorisë për të hetuar rreth kësaj çështje dhe ku është mbledhur informacioni i nevojshëm që vërteton këtë pretendim.
 
Ankimi i LSI u pranua unanimisht nga trupa e KQZ dhe do të shqyrtohet këtë të mërkurë në orën 16:00 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa relatore e kësaj çështje është Vera Shtjefni.
 
Ankimi i LSI ishte paralajmëruar nga kjo forcë politike e cila edhe më herët ka bërë kallëzim në Prokurorinë e rrethit të Tiranës për regjistrimin e rreth 600 shtetasve. Ndërkohë në bazë të tabelës së rezultateve të KZAZ 26 të bashkisë së Vorës , është shpallur fitues kandidati i së djathtës Fiqiri Ismaili i cili rezulton të ketë marrë 8183 vota ndërsa kandidati u së majtës Luan Sallaku ka marrë 7925 vota, pra me një diferencë prej 258 votash.

ankimimet ne kqz

lsi voren

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës