Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka bërë një apel ndaj klasës politike në lidhje me zgjedhjet në vend.

Përmes një deklarate të bërë ditën e sotme në rrjetet sociale, ai nxit për dialog palët politike.

"Kapeni javen! Është e fundit! Është kritike dhe ndofta pa kthim ! Shkoni te Presidenti dhe nisni bisedimet me opozitën e vertete dhe gjeni zgjidhjen! Zgjidhje jo  vetëm për një palë zgjedhje, por për rivendosjen e  pluralizmit, i cili është jashtë binareve dhe po rreshqet në diktature!", shkruan Panariti.