LSI çon në Kushtetuese ‘Bashkëqeverisjen’, ish-deputetja Caka: Ligji mjet shantazhi dhe presioni! Shton burokracitë dhe koordinatori rrezikon të kthehet në gjobëvënës

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka e ftuar në Report Tv thotë se ky ligj përplas institucionet dhe se tejkalon kompetencat. Sipas Cakës, koordinatorët do të kontrollojnë punonjësit e administratës publike dhe madje do t’u lindë e drejta, nëse do të referojnë një rast korrupsioni ose jo në prokuori dhe kjo do të krijojë presion dhe shantazh. Caka tha se ky ligj do të shtojë burokracitë në radhët e administratës.

‘Në kushtet kur kemi një administratë publike të korruptuar e cila vonon tu ofrojë shërbime qytetarëve, do të ishte më mire që qytetarët të kishin mekanizmat e tyre të kontrollit mbi administratën publike. Qëllimi i krijimit të një mekanizimit nga qytetari i administratës publike duhet të ishte i mirëpritur, por duhet të gjenden mekanizmat që mos të ketë përplasje institucionesh.

Është e papranueshme që në të përplasim institucion. Ligji tejkalon kompetencat, do të jenë njerëz që do të tejkalojnë kompetencat që duhet të kenë. Do kemi një strukturë qendrore që do të ketë një rrjet koordinatorësh që do të kontrollojnë ligjshmërinë e administratën publike. Një tjetër problem është burokratizimi. U janë dhënë kompetenca koordinatorëve, përplas normat me një sërë ligjesh të tjera.

Ajo që është më e rënda me administratën publike është korrupsioni. Koordinatorit i lind e drejta nëse do ta referojë një rast në prokurori apo jo. Me çfarë të drejte ja lëmë një qytetari këtë. Kjo ndodh për të kontrolluar punonjësit e administratës. Rrjeti i patronazhistëve ishte i palicensuar dhe përsëri u mbrojt. Këto nesër kanë të drejtën që të kontrollojnë çdo punonjës të administratës. Rreziku që ky ligj mund të sjellë në të ardhshme është i madh. Kjo është të fushës administratën në grushtin e Edi Ramës.’ tha Caka.

Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje" është një platformë e re që është miratuar ditën  në Kuvend. Projektligji i miratua që në mbledhjen e parë të Qeverisë në këtë mandat të tretë qeverisës të Partisë Socialiste. Ky ligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore. Ligji synon përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, si dhe ndëshkimin e atyre që shkelin detyrën dhe nuk japin shërbimin e duhur. Gjithashtu, ligji përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër