LSI do marrë pjesë në zgjedhjet
e Kavajës, dorëzon anëtarët në KQZ

LSI do marrë pjesë në zgjedhjet<br />e Kavajës, dorëzon anëtarët në KQZ
TIRANË-Pas Partisë Socialiste edhe LSI dorëzon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), propozimet mbi anëtarët për KZAZ.

Ky veprim dëshmon se LSI do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të pjesshme të Kavajës.

Duket se darka Rama-Meta tek Pazari i Ri ka rezultuar produktive dhe regjistrimi i anëtarit të LSI për zgjedhjet në Kavajë e dëshmon këtë.

Një ditë me parë KQZ në zbatim të Kodit Zgjedhor përcaktoi si afatin për dorëzimin e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, që do të administrojë zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë, datën 2 prill 2017.

Të drejtën për propozuar anëtarë të KZAZ-së nr. 42, e kanë Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj në një dalje për mediat ditën e djeshme në emër të KQZ, i bëri apel Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane, të sjellin propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-së nr. 42, Kavajë, brenda datës 3 prill 2017.

Por ndryshe mendon Luan Rama.

‘Kavaja’, Luan Rama: Anëtari ynë që të mos bllokojmë funksionimin e KQZ
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama u pyet sot sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kavajës. Luan Rama tha se anëtari i KZAZ është regjistruar për të mos bllokuar funksionin e Komisionit të Administrimit të Zgjedhjeve, por kjo nuk tregon pjesëmarrjen e LSI.
 
Nuk do të jemi pjesë e zgjedhjeve në Kavajë. Anëtari i KZAZ që është pjesë e administratës zgjedhore, ka shkuar në këtë KZAZ për të mos bllokuar funksionimin. Ne nuk jemi pjesë e procesit as për ta mbështetur dhe as për ta votuar kandidatin e PS. Unë nuk merrem me llogje Kavaje”, tha Luan Rama.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg