Sipas goglave, LSI do të jetë e para në fletën e votimit, PS e dyta, ndërsa PD e gjashta. LIBRA mbyll renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit si partia e 18-të.
Batuta e Zgurit: LSI-në e ka parë zoti!
Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë e para në fletën e votimit, pas shortit të hedhur në KQZ për renditjen e subjekteve politike.
Ky ishte edhe momenti që shkaktoi të qeshura në sallë si mes anëtarëve të KQZ ashtu edhe përfaqësuesve të partive politike, ndërsa kreu i KQZ, Klement Zguri, shtoi me humor, duke iu drejtuar përfaqësuesve të LSI: "Ju ka parë zoti".
Vendi i dytë në listë i takon PS-së, ndërsa PD është disa vende më poshtë, e gjashta.
Renditja e partive në fletën e votimit:
1. LSI
2. PS
3. PKD
4. SFIDA
5. PR
6. PD
7. PBKD
8. PADK
9. PSD
10. PAD
11. FRD
12. PDS
13. PDIU
14. AAK
15. MINORITETI ETNIK GREK
16. PARTIA KOMUNISTE
17. APD
18. LIBRA