Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk iu bashkua krerëve të shtetit, por i kreu veçmas homazhet sot në varrezat e dëshmorëve në Tiranë me rastin e 73 vjetroit të çlirimit të vendit, pasi presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, dhe pak pas tyre nostalgjikët enveristë ishin larguar nga varrezat.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të kësaj force politike, ka kreu sot ritualin e homazheve te monumenti "Nënë Shqipëri", në nderim të 73-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtimi nazi-fashist.  

29 nëntori është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. 73 vjet më parë, ushtria nacional çlirimtare, pavarësisht se ishte një ushtri modeste, modeste në armaturë dhe numër, tregoi se se nuk janë armët dhe numri ajo që përbën fitoren, por është vullneti dëshira, përkushtimi dhe zmera për të fituar beteja shumë të rëndësishme siç janë çlirimi dhe liria e një kombi. Historia tregon edhe një herë se mjafton të kesh përkushtimin për të arritur atë që do. Besoj te dëshira, përgjegjësia, reflektimi secilit nga ne, që këto data të shënuara të jenë ditë reflektimi për klasën politike shqiptare që të çojmë deri në fund amanetin e atyre që luftuan për lirinë e vendit dhe të krijojmë atë Shqipëri që kanë ëndërruar për qindra vite shqiptarët" – tha Kryemadhi përpara kamerave.

monika

monika

monika

s.k/Shqiptarja.com