Pas Rithemelimit edhe LSI është paraqitur në Gjykatë, ReportTv mëson se më dt.1.8.2022 është paraqitur kërkesë për depozitim aktesh nga LSI.

Gjyqtari dhe data e gjyqit s’janë caktuar ende.

Përmbajtja e kërkesës depozituar në gjykatën civile tiranë është "kërkese për depozitimin e akteve te vendimeve te marra nga Konventa Kombëtare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, mbajtur me dt. 25.07.2022".

Në këtë konventë u ndryshua emri nga LSI në PL ‘Partia e Lirisë’ dhe drejtuesit politik.

Kujtojmë se Meta mori ‘timonin’ e partisë së Lirisë një ditë pasi la zyrën e presidencës. Meta ndryshoi emrin e partisë së tij ndërsa Monika Kryemadhi dha dorëheqjen si kryetarja e LSI-së.