LSI kërkon 1 anëtar në KQZ
Manjani: Kemi kandidatin tonë

LSI kërkon 1 anëtar në KQZ <br />Manjani: Kemi kandidatin tonë
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon 1 anëtar në  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sekretari për çështjet zgjedhore në LSI, Ylli Manjani në një intervistë për A1Report deklaroi se kjo forcë politike do të paraqesë kandidaturën e saj për anëtar në KQZ.

“LSI do të ketë kandidatët e saj, çdo qytetar është i lirë të kandidojë.”- deklaroi Manjani në intervistën e dhënë në ambientet e ministrisë së Transportit, ku Manjani mban edhe postin e zv ministrit.

Sipas sekretarit për cështjet zgjedhore të LSI-së procesi për përzgjedhjen e kreut të KQZ mund të mos përfundojë brenda datës 30 shtator dhe kjo “Nuk është ndonjë hata e madhe”- i tha Manjani gazetarit të tv A1 Report Kreshnik Zeqaj.

Lidhur me heqjen e imunitetit, Manjani tha se LSI ka qenë dhe do të jetë por ai duhej të ishte votuar që më 6 gusht por PS e bllokoi. “Qeverisë nuk i leverdis imuniteti por heqja e tij në interes të qytetarëve.”- tha Manjana duke i bërë thirrje opozitës “të shikojë si të fitojë zgjedhjet dhe jo të bllokojë statusin”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City