Ylli Manjani, nënkryetar i LSI deklaron për mediat se përfshirja e Kuvendit është e pashmangshme pas skandalit të vjedhjes së mbi 7 miliard lekëve nga BSH.

“Në mënyrë morale Guvernatori duhet të dorëhiqej. Sigurisht ka kohë ta bëjë këtë. Parlamenti duhet të ndërmarrë disa veprime e duhet të kuptojmë se janë disa procedura të ndryshme. Dorëheqja është një akt vullneti ndërsa procedurat e monitorimit të kontrollit, verifikimit edhe eventuaslisht pse jo, shkarkimit të Guvernatorit dhe Këshillit e gjithë funksionarëve drejtues të BSH është një detyrë tjetër, është procedurë tjetër”, tha Manjani.

“Nëse Kuvendi hyn në këtë çështje, ka shumë arsye më shumë se vjedhja e bankës për t’i parë me kujdes sepse kemi të bëjmë me sigurinë financiare të shtetit në tërësi”, tha Manjani.